Vëllaznimi Hajvalia 1: 0
Vëllaznimi më në fund ka ndërprerë serinë e lojërave shterpe që nuk sillnin fitore, por vetëm barazime në teren të vet dhe humbje në terrenet mysafire. Këtë e realizoi sot në javën e dhjetë të superligës së futbollit kosovar , në lojë me Hajvalinë dhe këtë në minutën e fundit të ndeshjes kur Robert Gjeraj e mori topin në mes të fushës dhe e solli brenda 16-të metershit mysafir ku u gjend Ermir Nikoliqi dhe shënoi për 1:0. Ky gol gëzojë pa masë rreth 2.500 adhurues të futbollit të cilët po bëheshin gati ta lëshonin stadiumin të dëshpëruar me rezultatet e skuadrës së zemrës.
Vëllaznimi gjatë ndeshjes pati disa raste shënimi: Rogova në minutat 6 e 40’, dhe Gashi kur godit shtyllen në minutën e 57.
Vëllaznimi ka tubuar 13 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të, javën e ardhshme luan në Drenas Me Feronikelin.