Wednesday, April 10, 2024
AktualeSporti

Vëllaznimi: Hendbolli e basketbolli e mbyllin ditën me fitore

Dy skuadrat tona, në hendboll-superliga dhe në basketboll Liga e parë, të enjten e kanë mbyll me fitore. Hendbollistët gjakovar nuk dinë për humbje. Kanë mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 35:44 (pjesëloja e parë 15:20.). Edhe kjo fitore ka treguar se skuadra e re nga java në javë është në ngritje dhe se kjo po arrihet me një angazhim të pashoq të të gjithë hendbollistëve.
Edhe basketbollistët e Vëllaznimit të enjten në mbrëmje e kanë mposhtur Istogun, me rezultat 79;56. Në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga të dy tifozerit gjakovare, Kuq e zinjtë e Jakovës dhe 1927, Vëllaznimi ka treguar lojë cilësore. Më efikasët në radhët e Vëllaznimit ishin amerikani Nevvson me 34 shënime dhe Arion Balluku me 23 pikë dhe me treshet e tija që nga fillimi i takimit..
“Edhe fitorja e sontme është dëshmi se synimin tonë po e realizojmë duke i mposhtur konkurrentët. Kjo është rruga jonë drejtë superliges dhe dhurata për tifozerinë tonë të zjarrtë”, ka deklaruar Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *