Gjakovapress

Vëllaznimi mposhtë Dritën ec drejt Kupës së Kosovës

Futbollistët e Vëllaznimit kanë dhënë maksimumin për ta mposhtur Driten me penalti ,  në qerekfinalen e Digital Kupës së Kosovës në futboll   duke I hap rrugën trofeut që dërgon skuadrën gjakovare në arenën ndërkombëtare. Kjo fitore është pritur në festë nga tifozeria gjakovare e cila pas riorganizimit të ri te kryesisë së klubit me Agim Canennë krye, nga java në javë po mbush stadiumin e qytetit.

 Anipse luajten në Gjilan, Vëllaznimi shenuan të parët, ku Henry Chibueze shënoi i pari, mirëpo epërsia zgjati vetëm 60 sekonda, ngase Kastriot Rexha barazoj rezultatin dhe I njejti lojtar shënoi përsëri për rezultatin 2-1, por në minuten e 93-të, Lek Vula barazon përsëri rezultatin, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në dy pjesë lojët e vazhdimeve, rezultati nuk ndryshoj dhe penalltit vendosen për fituesin final.

Në penallti skuadra e Vëllaznimit doli më e suksesshme duke arritur të shenoj fitore me rezultat 5-6  dhe duke u kualifikuar në gjysmë-finale.

Për vendësit penalltitë i humbën Kryeziu dhe Limani, ndërsa për gjakovarët vetëm Qorri.

Exit mobile version