Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Vëllaznimi në kërkim të një apo dy sulmuesve

vellaznimiFC.Vëllaznimi është në kërkim të një apo dy sulmuesve realizator me të cilët do ta mbyllte listën e përforcimeve për kampionatin e ri të Ligës së Parë futbollistike të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i klubit Shkelzen Gashi i cili është optimist se me përforcimet aktuale, me kthimin e Muhaxherit në portë, Ramës në mbrojtje dhe Kushtrim Gashit në mesfushë, skuadra ka fituar stabilitet dhe është bërë më e fuqishme, bashkë me Sylën dhe Morinën.
Ai ka treguar se orientim i  klubit është që skuadra të ketë sa më shumë futbollistë nga Gjakova, sepse sipas tij, ka shumë talentë dhe ata duhet të shfrytëzohen.
Më tutje sipas Gashit, skuadra “Kuq e Zi” i ka të gjitha kushtet që me një punë më të madhe dhe angazhim maksimal të futbollistëve gjatë garave, të realizoi synimin që ka , kthimin në superligë.
“90 vjetorin e klubit, më 2017,  do ta festojmë me hyrje në superligë. Qysh tash po mendojmë për këtë ngjarje të madhe që do të kurorëzohet me një ndeshje revyale me yjet e futbollit shqiptar” ka thënë Gashi.