Ai ka treguar se orientim i klubit është që skuadra të ketë sa më shumë futbollistë nga Gjakova, sepse sipas tij, ka shumë talentë dhe ata duhet të shfrytëzohen.
Më tutje sipas Gashit, skuadra “Kuq e Zi” i ka të gjitha kushtet që me një punë më të madhe dhe angazhim maksimal të futbollistëve gjatë garave, të realizoi synimin që ka , kthimin në superligë.
“90 vjetorin e klubit, më 2017, do ta festojmë me hyrje në superligë. Qysh tash po mendojmë për këtë ngjarje të madhe që do të kurorëzohet me një ndeshje revyale me yjet e futbollit shqiptar” ka thënë Gashi.