Pjesëloja e parë kaloi në shenjë të iniciativës së Prishtinës por që Vëllaznimi shënoi I pari pasi në 16 metërsh u pengua sulmuesi këmbëshpejt Zeka dhe referi kryesor Hajdari akordoi penalty. I pagabueshëm në minutën e 15 ishte Valon Kasapi. Në pjesëlojën e dytë , mbrojtja shumë e mirë e gjakovarëve arriti të kundërvihet me sukses sulmeve të njëpasnjëshme të Prishtinës deri në minutën e 71-të kur u akordua penalty dhe Mentor Zhdrella realizoi për rezultatin përfudnimtar 1 me 1.
Gjatë tërë ndeshjes edhe përkundër shiut, tifozët e Vëllaznimit “Kuq e zinjtë e Jakovës” që ishin në numër më shumë se sa “Plisat” vendas, mbështetën skuadrën e zemres dhe bashkë me futbollistët ndanë suksesin e një barazimi në derbin e madh kosovar. Në xhiron e shtatë Vëllaznimi luan në Gjakovë me Feronikelin.