Friday, March 7, 2025
LajmeSporti

Vëllaznimi, përforcimi i nëntë me Mulakun e Vushtrisë

Vellaznimi MulakuFutbollisti i talentuar nga Vushtrria Nazif Mulaku  është përforcimi i nëntë i klubit të futbollit Vëllaznimi. Mesfushori ofansiv Mulaku do të krijojë një cilësi dhe siguri më të madhe në lojën e Vëllaznimit,  ka thënë kryetrajneri Arsim Gojani I cili e ka vlerësuar punën e mirë që ka bërë udhëheqësija e klubit në sjelljen e përforcimeve. “Me këto përforcime ne po krijojmë një skuadër besojë efikase dhe të gatshme për të arritur katërshen e parë të Ligës së parë futbolistike që siguron hyrjen në superligë, ” tha Gojani. Ndërkaq, nënkryetari klubit Artan Muhaxheri  pasi, në emër të klubit ka firmosur kontratën gjashtëmujore me Mulakun , tha se mangësitë që janë hetuar në lojën e skuadrës sonë gjatë stinorit vjeshtor, tash me perforcimet e reja po mundohemi ti tejkalojmë dhe ti realizojmë duke plotësuar boshlleqet në të kaluaren.

“Mulaku është futbollistë i ri që e ka dëshmuar veten në skuadrën e Vushtrrisë”, tha Muhaxheri.

Ndërkaq vet Mulaku që mori pjesë në stërvitjet e para të Vëllaznimit, e cmojë lartë klubin me traditë Vëllaznimi dhe premtojë angazhim të madh në arritjen e rezultateve.

Nga aktivitetet e sotme në Klubin Vëllaznimi duhet vecuar edhe vizitën e Ragip Xhakës, babait të dy futbolistëve të shquar Granit dhe Taulant Xhaka në zyrat e FC Vëllaznimit dhe zotimet e tij për mbështje të klubit.