Nderkaq një ditë më pasë u zhvillua ndeshja e dytë miqësore kontrolluese me “2 Korrikun e Prishtinës ku “Kuq e zinjtë” shënuan fitore 2 me 0. Në ndeshjen me “2 Korrikun” pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe kaloi në shenjë të dominimit të mysafirëve, derisa me të filluar e dyta Valmir Zariqi që erdhi nga Feronikeli, shënoi me kokë, para se Dior Zabërgja që erdhi nga Vushtrria t’ia vinte vulën këtij ballafaqimi. Pas barazimit të së shtunës me FC Prishtinën 1:1, kjo ishte fitorja e parë e Vëllaznimit në ndeshje kontrolluese.
Gjatë këtyre ndeshjeve shtabi teknik me në krye trajnerin Arsim Gojani sprovuan pothuajse të gjithë futbollistët dhe nga afër përcollën formën e secilit futbollist që konkurron për njëmbëdhjetëshin më të mirë. Një tjetër ndeshje pritet të zhvillohet të mërkurën me Gjilanin anëtar i Superligës së Futbollit të Kosovës.