Friday, March 28, 2025
Sporti

Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit 111:86

Basketbolistët e Vlëllaznimit kanë hyrë fuqishëm në rrugën e  fitoreve. Proton Cable Prizreni të enjten në mbrëmje ishte “kafshatë” e lehtë për kuqezinjtë.  Shënuan  fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 111:86 (31:21, 32:16, 24:18, 24:31), në javën e 18-të të ProCredit Superligës.

Kuqezinjtë e nisën sfidën shumë më mirë dhe që në çerekun e parë, krijuan epërsi dyshifrore, 23:10, derisa e fituan këtë pjesë me dhjetë pikë dallim, 31:21. Edhe më bindës ishin në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë 32:16, për të shkuar në pushim në epërsi të lartë 63:37.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, ku thelluan më shumë epërsinë dhe në dhjetë minutat e fundit mbajtën epërsinë për të triumfuar 111:86.

Më të mirët te vendasit ishin Antëan Ëalker me 22 pikë e tetë kërcime dhe Jericole Hellems me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Tervell Beck me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Eden Cingu me dy treshe në fillim të takimit tregoi cilësitë e tija. Ai pas lojes për Gjakovapress tha se këto fiore po vijnë në saje të punës përkushtuese dhe organizimit të mirë në klub. Ndërkaq Jericole Hellems  me një stil të vecantë  dhe efikasitet të lartë në çdo ndeshje edhe sonte ka ngazëllyer tifozerinë.

“Unë po kënaqem këtu me bashkëlojtarët dhe publikun. Pa ta nuk do ti kishim arritur këto fitore. Sa I takon sukseseve personale, unë përpara kam pasur disa humbje dhe kam punuar shumë për tu këthyer këtu ku jam, edhe falë Zotit”, ka thënë Hellems për Gjakovapress menjëherë pas ndeshjes me Prizrenin.

Vëllaznimi ka dhjetë fitore e tetë humbje. Në ndeshjen e radhës takohet me Boren.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *