Vellaznimi starton me fitore 2 : 1 ndaj Drenices
Vellaznimi arriti që në hapje të kampionatit të superligës së futbollit të arkëtoi tri pikë dhe të filloi mbarë këtë garë. Fillimisht u bë dorëzimi i Kupës së fituesit të kampionatit të shkuar të ligës së parë futbolistike të Kosvës. Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, kupën e dorëzoi Agim Maloku. Meqë sot futbolisti Atdhe Gashi luajti ndeshjen përshendetëse para tifozëve gjakovarë, meqë karrierën do ta vazhdoi jashtë vendit, tifozët i dorëzuan një dhuratë në shenjë të kontributit të madhë që ka dhënë për Vëllaznimin. Ndeshja filloi me një minutë heshtje në nderim të akademik Besim Bokshit, pedagog dhe studiues i shquar në fushën e albanologjisë, ish kryetarit te Akdemise se Shkencae dhe Arteve te Kosoves dh qytetar nderi I Gjakoves I cili sot me nderime u varros në Gjakovë.
Rreth 2500 adhrues të futbolit sa ishin mbledhur në stadium u ndanë të kënaqur me lojën e treguar dhe rezulttain e arritur të vëllaznimit. Deri ne minutën e 30-të dyja skuadrat kërkonin të gjejnë rrjetën e portjerve Muhaxhiri dhe Sadiku por deri në këtë minutë vetëm Mevlan Zeka e gjeti mënyrën. Pranoi një top nga Ylber Myrta dhe me kokë e paraboloi portjerin Sadiku duke ngritur shifrat në 1:0. I njejti futbollist këtë e bëri dhe në minutën e 75-të kur me një solo aksion nga krahu i majt depërtoi në mes të dy tre mbrojtësve drenicas dhe shënoi për 2:0. Ndërkaq, mysafirët arritën që ta zvoglonin epërsin në minutën e 4-të shtes të lojës përmes zavendësuesit Kastriot Mehmeti. Raste shënimi patën sulmuesit e të dyja skuadrave, bile më të volitshmin e kishte Kreshnik Lushtaku ne minute e 81-të kur u gjend përball Muhaxhirit po që portjeri gjakovar me mbrojtje bravoroze e shpetoi rrjetën.
Të dyja skuadrat me lojën e sotme treguan se janë mirë të përgatitura për këtë kampionat. Karakteristik tjeter e ndeshjes ishte se u ndan 6 kartuq te verdh 4 për Vllaznimin dhe 2 për drenicen ndeshjen e referuan gjyqtari Bajram Gashi nga Prishtina me ndihmësit Besim Morina nga Vushtria dhe Gëzim Mehmeti nga Mitrovica