Vëllaznimi- Trepca 89 ,të gjithë në stadium
Në betejen për mbijetesë në suyperligë, Vëllaznimi të mërkurën përballet me Trepcën 89, që synon titullin e kampionit.Një ndeshje e vështirë dhe tejet e rëndësishme posacërisht për KF Vëllaznimin, ka bërë që të shtohet intersimi I tifozerisë për epilogun e sajë. Në rrjetet sociale janë bërë shumë ftesa për ta mbështetur skuadrën në takimin me mitrovicasit. Një fitore ndaj Trepcës 89, do të mbante ende “në lojë” Vëllaznimin” për mbijetesë. Edhe në ndeshjen e së mërkurës, Vëllaznimit do ti prijë Ekrem Radoniqi, ndërkohë që po flitet se nga java e ardhëshmenë Gjakovë mundë të vie nga Turqia trajneri Blerim Mula. Ai, thuhet se do ta drejtojë Vëllaznimin në të ardhmen.
Edhe redaksia jonë fton tifozerinë që të mbështesin skuadrën në ditët e saja më të vështira.