Saturday, December 28, 2024
Aktuale

Veprimtari dite në Gjakovë

Gjakova

 

Komuna e Gjakovës dhe ajo  e Rahovecit dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve nesër prej orës 10 .00 do të organizojnë sesion shkencor kushtuar dëshmorëve të rënë me 27, 28 dhe 29 janar 1999 në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit. Në këtë sesion shkencor tema qendrore do të jetë  Lufta e UÇK-së për çlirimin e trojeve shqiptare dhe gjeografia e të rënieve të dëshmorëve . Ky sesion shkencor mbahet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”në Gjakovë

 

Dega e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjakovë, dje pasdite  organizoi tubim publik me gratë gjakovare, në temën “Alternativa e Lëvizjes VETËVENDOSJE për përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale”, me panelistët Albana Gashi, Nazlije Balaj dhe Visar Ymeri. Në ketë takim,  u  diskutua edhe për çështjen e të pagjeturve dhe dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

 

Dega e Partisë së drejtësisë në Gjakovë ka njoftuar se  kuvendin e punës, në të cilin do t’ i bëjë një analizë punës së deritashme si dhe të përcaktojë kahet e aktivitetit të ardhshëm, nuk do ta mbajë sot siç ishte paralajmëruar më parë, por ky takim shtyhet për një javë, përkatësisht mbahet me 2 shkurt.