Thursday, January 2, 2025
Intervista

Vesa Smolica: ‘The Voice Of Albania

U deshën vetëm 18 sekonda pasi filloi kënga që Alma Bektashi dhe Aurela Gaçe të bindeshin se zëri që po dëgjonin e meritonte të vazhdonte garën në “The Voice of Albania”. Pas tyre edhe Redon Makashi e Sindrit Bejleri menduan njëjtë duke shtypur butonin, pavarësisht se ky i fundit u ndihmua nga Alma.

Vesa+Smolica+vesa Vesa Smolica kishte fascinuar me zërin e saj katërshen e jurisë së këtij spektakli, që vendimin për t’u bërë pjesë e saj e morri nën insistimin e dikujt tjetër që mendoi se ajo do mund ta përballonte edhe këtë sfidë.

Në Vesa Smolica tregon më shumë për fillimin e kësaj aventure të re. E zhvendosur në Tiranë për shkak të angazhimeve që sjell pjesëmarrja në këtë talent-shoë, Vesa tregon për synimet që ka për këtë spektakël.

E pajisur me vokal, vullnet, energji dhe optimizëm e me mbështetjen e madhe që gëzon jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej ku muzika kalon kufijtë e komerciales, Vesa Smolica është e gatshme të “pushtojë” “The Voice of Albania”.

Pse vendose të marrësh pjesë tek “The Voice”?
Vesa Smolica: Pjesëmarrja ime në “The Voice of Albania” nuk ishte aspak e planifikuar, por me insistimin e disa kolegëve nga Tirana, që besojnë në vlerat e mija si këngëtare, me bënë një mendje me ta dhe vendosa të marrë pjesë në këtë spektakël. Pavarësisht eksperiencës time në muzikë ata më bënë me dije se tani është koha e duhur për t’u vlerësuar ashtu siç e meriton një i talentuar që asnjëherë nuk është dorëzuar para vështirësive përgjatë rrugës së artit.

U mendove gjatë deri sa zgjodhe trajnerin, se prisje që do shtypnin butonin të katërt për ty?
Vesa Smolica: Sigurisht që e prisja ta shtypnin butonin disa nga anëtarët e jurisë, këtë e kam thënë edhe në klipin prezantues, por arsyeja pse unë u mendova aq gjatë ishte se mu bë edhe më i vështirë vendimi kur ata shtyheshin me njëri-tjetrin për të më pasur në skuadrën e tyre. A nuk është mbresëlënëse që përgjatë interpretimit tim katër profesionistë të muzikës shqiptare ngrihen në këmbë? Unë u habita në njëfarë mënyre nga reagimi pa komplekse dhe shume real i tyre te cilin e vlerësojë jashtë mase ngaqë ka  pak njerëz që thonë apo reagojnë për atë  qe shohin dhe dëgjojnë në të vërtetë .

Vesa+SmolicaJu tani jeni në Tiranë dhe po merreni me provat, si po shkojnë ato?
Vesa Smolica: Çdo ditë jemi në prova. Pothuajse gjithë ditën po punojmë shumë që në interpretimet e performancat tona para publikut te dalim sa më mirë të jetë e mundshme. Po japim maksimumin për të marrë vlerësime nga ato me te mirat, qoftë nga publiku apo nga juria .

Si është atmosfera në grupin e Almës, e ndjen konkurrencën?
Vesa Smolica: Skuadra e Almes është e përbërë nga një sërë zërash me stil. Konkurrenca si brenda skuadrës ashtu edhe jashtë saj kësaj radhe në “The Voice” është e dukshme. Kjo për faktin se nuk jam vetëm unë që kam disa vite që merrem me muzikë, por edhe shumë konkurrentë të tjerë. Nëse s’do ta ndjeja konkurrencën s’do kisha motiv për të vazhduar më tutje.

RGJ: Duke njohur kapacitetet tua por edhe të kundërshtarëve, deri në çfarë faze mendon se do arrish?
Vesa Smolica: Synimet e mia janë  të arrijë sa me lartë që mundem, jo vetëm në ‘The Voice of Albania” por edhe në rrugëtimin tim të muzikës. Përndryshe tek “The Voice” fjalën kryesore e ka fillimisht juria e cila zgjedh se kush do ta vazhdojë garën e më pas votat dhe mbështetja e publikut. S’dua të bëjë krahasime me të tjerë konkurrentë sepse secili nga ne ka karakteristikat e veta vokale, pra mbetet  në përzgjedhjen e jurisë dhe publikut që besojë se do  jetë thjeshtë çështje shijesh.

Vesa+juriaPas suksesit të parë tek “The Voice” ke marrë shumë urime, kush ishte më i bukuri?
Vesa Smolica: Po kam pranuar shumë urime nga miq, kolege, shoqëria madje edhe nga njerëz qe si njoh apo si kam takuar ndonjëherë. Është vërtetë ndjenjë e bukur kur të urojnë për suksese. Disa nga fjalët më të bukura ishin se do më përkrahnin gjithmonë përgjatë karrierës sime

Për fund, ke diçka për t’u thënë mbështetësve tu në Gjakovë dhe më gjerë?

Vesa Smolica: E di se fjalët e thëna nga ata janë shumë të bukura dhe motivuese për të vazhduar më tutje në atë që kam nisur, por një këngëtari sado i talentuar të jetë nuk i mjafton vetëm kaq, atij i duhet një mbështetje e madhe gjatë gjithë kohës të cilën vetëm publiku di ta bëjë. Unë pres të më përkrahin nëse e ndjejnë ta bëjnë. I falënderojë gjithë ata që po më mbështesin, është shumë e rëndësishme për mua.