Tuesday, April 2, 2024
Fejtone

Veteran arsimi; HASHIM S. BINISHI

Hashim Binishi “Më than të zgjedhë se a dua të punoi në Dragash apo në Kamenicë, u përgjegja: ku të më dërgoni”

Vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar, në Rrethin e Gjakovës, arsimi në gjuhën serbe, karakterizohej, jo vetëm me kuazi arsimimin në gjuhën serbe por edhe me mungesën e mësuesve serb të mirëfillt. Nxënësit shqiptarë të asaj periudhe, në të shumtën e rasteve, ngjante ta kishin për mësues ndonjë nënpunës, tagrambledhës, prift apo edhe ndonjë bujkë.

Kështu edhe Hashimi, si fëmijë, nga klasa përgatitore (popravni razred), në klasën e parë e deri te e katërta kishte për mësues emra profilesh e nacionalitetesh të ndryshme, serb, malazias, bile në klasën e dytë ai pati për mësues një person edhe të nacionalitetit rus. Habia e vogëlushëve shqiptar, nuk qëndronte në urrejtjen, pse ndonjë mësues mund të ishte i ndonje kombësie tjetër por në pyetjen pse mos të ishte edhe ndonjë mësues shqiptar.

I lindur ne Gjakovë me 17 shtator 1927, Hashimi ishte fëmiu i parë nga të pesë fëmijët e Sami Binishit, nënpunës i atëhershëm komunal. Kapitullimi i ish Jugoslavisë e le pa e krye klasën e parë të Shkollës Qytetëse (Gragjanska shk.) që atëherë ishte e vendosur në shtëpinë e Qemajl Beg Kryeziut. F. nga int.2.10.2012. (I njajti objekt një vit më vonë u përdor për shkollën “A. Kryeziu).

Pas një pauze shtatë mujore* (i vetmi nga veteranët e intervistuar që e kishte në kujtesë), deri kur filloi viti shkollorë zyrtar në gjuhën shqipe, 1941/42, me programë të M.A të Mbretërisë Shqiptare, Hashim Binishi, vazhdon klasën e pestë të shkollës fillore e më pas vitin vijues u regjistrua në Institutin Teknik –Tregtar, që së shpejti u shëndrrua në shkollë dy degëshe: Normale (Kursi i ulët) dhe Gjimnazi i ulët. Këtë institucion e udhëhiqte prof. Zekirja Rexha (këtu mbanin mësim dhe H. Taha, Q. Hoxha, Z. Nekaj e Sh. Hafizi, ndërsa në gjimnazin e ulët, prof. S. Lleshi, S. Curri etj).

Me 1 tetor 1946, kur u hap Normalja e Gjakovës (me program intenziv dyvjeçar), Hashim Binishi e Ramiz Hoxha ishin dy nxënësit e parë që i paraqitën lutjet për regjistrim te drejtori i posa emruar Beçir Kastrati.

“Hapja e Normalës për atë kohë ishte një gëzim i madhë për tërë banorët e qytetit dhe rrethinës. Shpejtë u paraqitën dhe u formua një klasë prej 44 nxënësve prej të cilëve afër gjymsa nga Gjakova e të tjerët nga rrethet tjera të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Mësohej me programë Intenziv. Studjohej para dhe pas dite. Punohej edhe të shtunave, kurse verës është pushuar vetëm një muaj”.

Pa i përfunduar mësimet e rregullta të gjysëmvjetorit të dytë të maturës, për shkak të nëvojave të mëdha në arsim, Hashimi ishte në mesin e dhjetë maturantëve më të rritur që u emruan mësues dhe i dërgun në vendbanime të ndryshme. Hashimin e caktuar me shërbye në Shtimje, ku punoi bashk me Kurtesh Nezirin, mësues nga Shqipëria. Ishin të vetmit që punonin në atë shkollë.

“Isha i lumtur që mu dha rasti të filloi punën mu në Shtimje, sepse në atë kohë aty jetonin disa familje tregtare nga Gjakova dhe më dukej si të isha në vendëlindjen time. Punonim me nga dy klasë të kombinuara. Kemi mbajtë edhe kurse analfabetike…kurse prindëve të nxënësve u mbanim ligjërata me tema aktuale të kohës…”.

Gjatë vitëve të para të pas luftës së dytë botërore, Drejtorati për Arsim i Kosovës ishte autoriteti që bënte planifikimin e nevojave, dërgimin e kandidatëve për studime, ndarjen e bursave, përzgjedhjen e profilit të studimeve dhe më pas caktimin e vendit se ku do të punohej. Prandaj Hashim Binishi, në shtator të vitit 1948, nga ky drejtorat dërgohet të vazhdon studimet në SHLP- grupin bilogji, në Beograd.

“Kur u ktheva nga studimet (1950), përgjegjësi i arsimit, zotri Hasan Vokshi më thirri në zyre. Pasi më uroi diplomimin, më tha të zgjedhë se a dua të punoi në Dragash apo në Kamenicë. Natyrisht se (unë e dijsha se nuk jam ai që zgjedhi)   u përgjegja: ku të na dërgoni, na jemi gati…Në fakt në atë kohë edhe në Gjakovë kishte shumë nevojë, prandaj më ndalën këtu”.

Pra nga ky vit e deri në vitin 1967 Hashim Binishi vazhdoi të punoi si arsimtar i biologjisë në shkollat e ndryshme të Gjakovës, aty ku e kërkonte nëvoja si në gjimnazin e ulët, në shkollën e amvisërisë, në gjimnazin e plotë, etj.

Përkushtimi i mësimdhënësve të kësaj periudhe ishte i madhë. Punohej me mish e me shpirtë, para e pas dite, me kurse analfabetike e konferenca nëpër lagje e fshatra, etj.

Hashim Binishi si njëri ndër normalistët e gjeneratës së parë, u tregua i suksesshëm edhe si punëtorë shoqëroro – politik. Ishte disa here këshilltar i KK, kryetar i Pleqësisë së arsimit në vitet 1958-1959, etj. Ky vit shkollor, qe një fazë kritike për arsimin e qytetit, qe një sprovë për kuadrin mësimorë dhe banorët e Gjakovës. Sipas diktateve regresive të politikës së kohës, thotë veteran, H. Binishi: “Nga autoritetet shoqërore – politike kërkohej mbyllja e gjimnazit real të Gjakovës”. Hashim Binishi si kryetar e Shani Hoxha si antar i pleqësisë së arsimit, të thirrur për këtë çështje, në zyrën e të besuarit të atëhershëm të arsimit, me durimin dhe fuqinë e argumenteve statistikore, bënë reagimin e duhur, i cili krahas reagimit të fuqishëm të qytetarëve, mbyllja e gjimnazit ngeli në tentativë.

Vitet e gjashtëdhjeta shënojnë fillimin e kthimit të kuadrove të para superiore, të diplomuara në universitetet e atëhershme të Jugosllavisë, prandaj Hasim Binishi në vitin shkollor 1967/68 kalon si arsimtar në shkollën fillore “Mustafa Bakija” nga e cila 20 vjetë më vonë do të pensionohet.

Në këtë shkollë e kishte fatin të punoi me kuadrot e para të pas luftës, si: Riza Qelën,  Shefqet Emrën, Shani Hoxhën, Shyqeri Nimanin,  Aliriza Rracin, Osman Pulën, etj.

Veterani i arsimit Hashim Binishi, sot jeton në Gjakovë me familje, nipa e mbesa.