Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vigani lë shtëpinë e “Big Brother”

Vigani nuk do të ketë më mundësinë që të fitojë çmimin e madh prej 100 milionë lekësh dhe mundësinë për t’u shndërruar në fituesin e edicionit të gjashtë të “Big Brother”, pasi me votat e publikut, ai u detyrua të braktiste shtëpinë më të famshme në Shqipëri në spektaklin e madh të së shtunës. 

Në një prej serive më emocionuese, Vigani humbi në përballjen me tre banorë të tjerë të nominuar, Anaidi, Rikja dhe Eldora, të cilët vazhdojnë ëndrrën e tyre drejt suksesit përfundimtar.

Ndërkohë, të nominuarit për javën e ardhshme, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e madhe e këtij edicionit të gjashtë të “Big Brother” janë Elona, Iliri, Shpendi, Anaidi dhe Rikja.(Topchannel)