Monday, April 8, 2024
LajmeSporti

Vihet guri themeltar i Stadiumit të ri të Gjakovës- Faza e parë 1.1 milion euro

Janë hedhur lopatat e para me beton në themelet e objektit të  stadiumit të ri të futbollit që do të ofrojë standarde të  larta për futbollistë dhe futballdashes. U panë shumë veteran të futbollit të cilët u shprehen shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë edhe Gjakova do ta ketë një stadium.

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin gjakovar dhe kosovar. Infrastruktura e deritashme e  stadiumit ka qenë për shumë dekada e pandryshuar.

Një stadium i ri, paraqet një ngjarje historike për ne që e kemi kaluar në lojëra e stërvitje pothuajse krejt jetën në këtë fushë e më tepër për brezat e ri që një pjesë të karrierës do ta kalojnë këtu, ” ka thënë Genc Hoxha, ish futbollist I Vëllaznimi dhe tash trajner I kombëtares së Kosovës në futboll. Hoxha ka shtuar se të gëzuar janë tifozeria gjakovare që, kur të ndërtohet stadium, do të ketë kushte shumë më të mira.

Në solemnitetin e sotëm, ku ishin futbollist veteran, futbollistë të rinjë e tifoz të klubeve gjakovare të futbollit,  ishte e pranishme Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe sporteve të Kosovës. Dumoshi tha se Gjakova e ka merituar një stadium të tillë, falë traditës së madhe që ka për futbollin.

“Gjakova si qyteti por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj jam tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund”, theksoi Dumoshi të cilës iu dhurua në fanel e Vëllaznimit.

Kryetari komunës Ardian Gjini u shpreh i lumtur që më në fund, po fillon faza e parë e ndërtimit të stadiumit të qytetit. Ai ka lavdëruar bashkëpunimin me ministren Dumoshi për ta filluar këtë project, që, sic tha ai, do të jetë stadium kun ë të ardhmen do të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare.\

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Gjakovën, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportiv është shumë e hershme dhe rruga për të arritur deri tek kjo ditë ka qenë shumë e vështirë. Stadiumi i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova” tha Gjini.

Stadium ii qytetit është planifikuar të ndërtohet në tri faza me një kosto deri në 10 milion euro, por që në fazën e parë janë paraparë të ndërtohen dy pjesë të tribunave, për çka janë ndarë 1.1 milion euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *