Friday, April 5, 2024
Kulturë

Viti ardhshëm me 5 premiera të Teatrit të Gjakovës

Pandemia Covid 19 ka pasur reflektim negativ edhe në jetën skenike. Por viti i ardhshëm pritet të jetë ndryshe. Teatri i qytetit “Hadi Shehu” gjatë vitit 2021 pritet të realizoj pesë premiera. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i këtij teatri, Edi Kastrati. Ai tha se tashmë janë caktuar tekstet që do të realizohen por edhe regjisorët që do të punojnë në programin vjetor të Teatrit. Bëhet fjalë për regjisoret e njohur, Fatos Berisha, Elmaze Nura, Qendrim Rijani, Butrint Pasha si dhe regjisorja nga Shqipëria, Rovena Lule. Nga këta pesë regjisor, vetëm Fatos Berisha e Butrin Pasha kanë punuar më herët me trupën e teatrit “Hadi Shehu”. Berisha e ka punuar shfaqjen “Martir”, e cila është realizuar në vitin 2017,  ndërkaq Pasha ka qenë asistentë në disa shfaqje të realizuara nga ky teatër. 

Ndryshe,  Teatri “Hadi Shehu” ditë më parë ka realizuar me sukses  premierën “Alo Alo” me regjisor, Ilir Bokshin. Kjo shfaqje do të jepet të shtunën në teatrin kombëtarë në Prishtinë, që do të jetë repriza e parë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *