Thursday, January 2, 2025
Lajme

Viti Ri me banorin e parë , vajzë!

Banori më i ri në vitin e ri  2020 është i gjinisë femërore, i cili ka lindur në Spitalin Regjional “Isa Grezda’ në Gjakovë, 4 orë  pasi kemi hyrë në vitin e ri. Pastaj pas një ore ka ardhë në jetë edhe një djalë. Kështu ka thënë mamia e  Repartit e lindjeve, Jeta Riza Shehu.” Gjendja e fëmijëve të porsalindur dhe nënave  është e mirë. Janë të shëndetshëm dhe urojmë rritë të mbarë e të lumtur”, ka thënë Shehu, duke uruar gjithë qytetarët e Gjakovës, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve një Vit të Ri të mbarë e me shumë lumturi.

Duke ju bashkangjitur atmosferës së gëzuar dhe festive redaksia e Gjakovapress për  gjithë përcjell urimet më të sinqerta për mirëqenie, fat, mbarësi dhe shumë gëzime në vitin e ri 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *