Tryeza shkencore ka shërbyer për të nxitur edhe një herë përgjegjësit e arsimit për përfshirjen në Universitetin e Publik të Gjakovës drejtimet e fakultetit që ka të bënë me kozmologjinë, përkatësisht për Institutin teknologjik duke pasur parasysh ndërtimin e planetariumit në Gjakovë nën përkujdesjen e profesor doktor Jahja Kokës dhe kuadrot gjakovare profesionale të kësaj fushe. Kryetari i shoqatës së Intelektualve të Jakovës, Masar Rizvanolli, ka thënë se Planetariumi ka një rëndësi të madhe në njohjen e kozmosit nga afëre jo si deri me tash përmes imagjinatës. Rizvanolli funksionimin e palnateriumit e shef edhe si një shansë e zhvillimit të turizmit, sepse duke qenë i vetmi në Ballkan, do të thithte numër të madh turistësh.