Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Vrapim i Mimozes nga Gjakova në Pejë për 3.5 orë

Mimoza vrapim gjkove pejePër të sensibilizuar çështjen e sigurisë në rrugën që lidh tri qytete të Dukagjinit Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila bashkë me grupin entuziast të vrapimit “Gërmia 555”, të dielen kanë përfunduar vrapimin prej 35 km nga Gjakova deri në Pejë. Me kauzën për të ngritur vetëdijen për rrugë më të mira dhe më të sigurta në Kosovë, grupi është nisur nga Gjakova në orën 6.55 dhe gjthë kohës i ka shoqëruar mjegulla dhe moti i ftohtë.

Ky vrapim i cili në tërësi zgjati rreth 3.5 orë, ka pasur për qëllim që të ketë një ngritje më të madhe të vetëdijes nga ana e qytetarëve për rrugën e cila paraqet një rrezik të madh në trafik dhe aksin rrugor Pejë-Gjakovë-Prizren i cili ka mbetur jasht vëmendjes së institucioneve të kosovës, është shprehur në përfundim të vrapit në qendër të Pejës, kryetarja Kusari Lila.

Kryetarja më tutje ka shtuar që kjo pjesë e magjistrales nga Peja në Gjakovë, është rruga më e rrezikshme në tërë Kosovën, dhe mos-zgjerimi e mos-modernizimi i saj si rrugët tjera në vend, ka ndikuar edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik në Dukagjin.

“Kjo rrugë duhet të konsiderohet me shumë prioritet pasi që në këtë pjesë qysh prej kohës së pas luftës nuk ka pasur investime në infrastrukturën rrugore, dhe tani është momenti i fundit që kjo të bëhet”, ka theksuar kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, duke shtuar se vrapimin e kishin kaluar pa asnjë problem.

Ndryshe, për rëndësinë e madhe që ka kjo rrugë është edhe fakti që lidh dy pika kufitare, atë të Malit të Zi dhe Shqipërisë, nga Peja deri në Prizren.

Gjatë vrapimit të saj ajo u ndal në Deçan, ku u prit nga kryetari Rasim Selmanaj e në  fund të kësaj maratone, grupin vrapues i priti edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili u shpreh që ky veprim do të ketë ndikim sado pak për rrugë me të sigurta dhe të qeta.