
Parku kryesor i qytetit këto ditë po rregullohet. Edhe ulëset po lyhen dhe po bëhen sikur të ishin të reja. Këtë po e bëjnë të rinjtë vullnetarë të qytetit të organizuar nga komuna. Vajza e djem të ri të veshur me fanella të bardha i kanë dhënë gjallëri e “lezet” parkut të hënën, duke punuar pa përtesë në rregullimin e ulëseve të parkut. Ky është shembull që duhet ndjekur edhe në mjediset tjera, në lagje, shkolla e ambiente punuese për ta bërë Gjakovën më të bukur…