Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës

Dita clirimit Muzeu 2Gjakova sot  shënon 14 Qershorin Ditën e çlirimit. Është një ditë e madhe për popullin e komunës së Gjakovës që gjatë luftës së fundit në Kosovë dha kontribut të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Gjakova e pagoi shumë shtrenjtë këtë liri me një numër të madh të të vrarëve, të plagosurve, të zhdukurve e të burgosurve. Kriminelët serb shkaktuan dëme të mëdha duke djegur e shkatërruar  shumë shtëpi e objekte tjera ekonomike. Në luftën e 99-tës, Çarshia e Vjetër u dogj tërësisht. Gjakova nga lufta doli tërësisht e shkatërruar, pasojat e secilës luftë ndjehen edhe sot 17 vjet pas.

14 Qershori njëkohësisht është edhe një ngjarje e veçantë për gjithë gjakovarët që përjetuan gëzimin e çlirimit me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe  forcave të NATOS. Gjithë ata që përjetuan këtë moment nuk do ta harrojnë përjetë një lumturi aq të madhe që solli dita e parë e lirisë me 14 Qershor 1999. Gjakovarët u mblodhën në Parkun kryesor të qytetit duke i uruar njëri tjetrit lirinë. E në këtë ditë  Radio Gjakova ishte lajmëtarja e parë e lirisë në Kosovë që solli lajmin e Gjakovës së çliruar

Dita clirimit MuzeuMe një sërë aktivitetesh është shënuar sot 14 Qershori, Dita e Çlirimit të komunës së Gjakovës. Dita ka nisur me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës, kontributi dhe sakrifica e të cilëve, është themeli dhe vula e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve ka bërë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se nderimi më i madh u takon pikërisht të rënëve për liri, kontributi i të cilëve është i pakontestueshëm.

Dita clirimit Qerkezi Muzeu 1Në vazhdën e kujtimit dhe nderimit të dëshmorëve dhe martirëve, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila po sot e ka bërë zbulimin e Pllakës Përkujtimore të Shtëpisë Muze të Familjes Qerkezi, e cila tash e tutje do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë mysafirëve të interesuar për ta mësuar nga afër jo vetëm historinë e familjes Qerkezi, por tërë historinë e krimeve të bëra nga Serbia në komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998 – 1999..

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit, po sot është bërë inaugurimi edhe i Muzeut të Historisë, institucion i cili po i rikthehet Gjakovës pas një periudhë të gjatë të mos funksionimit.

Në ceremoninë e inaugurimit të këtij muzeu, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka kujtuar se komuna e Gjakovës ka një të kaluar të ndritur jo vetëm në aspektin historik, prandaj hapja e muzeve të tilla janë forma më e mirë për prezantimin e kësaj të kaluare të ndritur