Meriton Ferizi drejtor i kultures…


MERITON_FERIZI_FAGOTIST_11_11_2013_131972173_thumbnailVazhdon të kompletohet qeverisja lokale e Gjakovës. Pas emërimit të drejtoreshës së arsimit, Diana Çarkagjija, nga  e hëna edhe zyrtarisht e ka filluar punën drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Meriton Ferizi.

Me emërimin e tij tashmë ka shkuar në tetë numri i drejtorëve të emëruar nga kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ndërsa kanë mbetur pa u emëruar edhe katër drejtorë tjerë, konkretisht në drejtoritë për Buxhet dhe Financa, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe në drejtorinë e Bujqësisë.

Siç ka bërë të ditur kryetarja Kusari – Lila ashtu sikurse deri me tani edhe në emërimet e reja kriteri kryesor do të jetë profesionalizmi e jo përkatësia partiake. Ndryshe, Meriton Ferizi e ka të përfunduar Akademinë e Arteve, dega muzikore, konkretisht instrumenti i Fagotit, dhe rrjedhimisht është i vetmi fagotist profesionist në Kosovë.

Comments are closed.