Thursday, March 28, 2024
Lajme

Drejtoria e Shëndetësisë ndanë 40 mijë euro për pacientët me sëmundje të rënda

Drejtoria komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjakovë ka marrë vendim për ndarjen e subvencioneve për shërimin e pacientëve me gjendje të rendë shëndetësore në komunën tone, të cilët për shkak të pozitës së vështirë ekonomike e sociale nuk mundë të përballojnë shpenzimet për trajtim të domosdoshëm mjekësor. Marrjes së këtij vendimit i ka paraprirë diskutimi në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve në Kuvendin komunal të Gjakovës.

Si ka theksuar me këtë rast, Basri Komoni, drejtor komunal i shëndetësisë, bëhet fjalë për një shumë në lartësi prej 40 mijë euro e cila do t`ju ndahet pacientëve kryesisht me sëmundje malinje si dhe sëmundje të zemrës. Një debat gjithëpërfshirës është zhvilluar lidhur me komisionin i cili do të përcaktoi përfituesit e subvencioneve.

Për hir të ngritjes së cilësisë në përbërje të komisionit si dhe transparencës, drejtori i Drejtorisë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjakovë, Komoni, ka marrë vendim që pjesë e komisionit të jetë edhe një anëtarë i komitetit për shëndetësi i formuar në asamble komunale si dhe një përfaqësues i Shoqërisë Civile. Ndryshe, ndarja e  subvencioneve për shërim  të pacientëve, pritet të nisë kah fundi i këtij muaji.