Thursday, April 25, 2024
Lajme

Po ndertohet kompleksi memorial i Mejes

Memoriali i  martirëve të masakrës së Mejës dhe Korenicës,   ku për një ditë më 27 prill 1999 , nga forcat kriminale serbe u masakruan 378 qytetarë të pafajshëm nga fshatrat e Lugut të Qarragojes, po ndërtohet me ritme të shpejtuara.

Meja“Angazhim maksimal për rregullimin e Memorialit të Mejes. Përpjekjet tona janë që deri me 27 Prill të kemi për herë të parë një ambient të rregulluar për të pritur familjarët e njëres prej masakrave më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë.  Komuna e Gjakovës maksimalisht do të angazhohet që deri vitin 2015 i tërë projekti të finalizohet. Kjo është më së paku çfarë mund të bëjmë për ata të cilët u flijuan për lirinë tone”, ka deklaruar Mimoza Kusari lila, kryetarja e komunës se Gjakovës pasi  ka vizituar këtë kompleks dhe është njohur me ritmet e ndërtimit të këtij kompleksi memorial.