Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Shënohet Dita e tokës me mbjelljen e drunjve dhe luleve

drunjSot është Dita Botërore e Tokës e cila kudo shënohet me shtimin  sipërfaqeve të gjelbëruara dhe me një vetëdijesim për  kujdes më të madh për natyrën. 22 prilli  është një rast i mirë që në shumë mjedise të organizohen aksione rinore për të pastruar e  mbjellur drunj e lule në ambientet e shkollave, institucioneve të ndryshme, parqeve  e trotuareve.

Data 22 prilli, njihet në gjithë boten, si Dita Ndërkombëtare e Tokës e cila edhe në vendin tonë filloi të kremtohet. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe te reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm te saj. Kjo ditë është shënuar edhe në Komunën e Gjakovës, ku përmes aksioneve të organizuara nën patronatin e Komunës, në shumë hapësira publike janë mbjell fidanë e drunj dekorativ me të vetmin qëllim të ndërgjegjësimit mjedisor.

Një aksion e kësaj natyre është organizua në SHF “ Mazllom Këpuska “, ku sikur edhe në shkollat tjera fillore në qytet dhe fshatra janë mbjellur fidanë dhe drunj dekorativ dhe lule sezonale. Vetëm në  katër shkolla fillore si SHF “ Mazllom Këpuska” , SHF” Gjergj Fisha”, SHF “Yll Morina” dhe në ambientet e jashtme të SHF “ Kelmend Rizvanolli” janë mbjellur mbi 40 fidanë, drunj dekorativ dhe me qindra fidanë lule sezonale.

Terreni jonë me bukuritë dhe larmit e tij, është ndoshta nga më të veçantit ndër territoret evropiane. Zonat kodrinore dhe ato malore, që shpesh lartësohen në skaj të ultësirave dhe zonave fushore, përshkuar nga lumenj me prurje të fuqishme, bëhen potencialisht te mundshëm për t’u degraduar ne rast se nuk veprohet. Ky peizazh me variacione e larmi te tille, shoqërohet gjithashtu dhe nga një klime e ndryshueshme, ku shirat përbejnë elementin me erodues e degradues për gjithë sipërfaqen e territorit shqiptar. Kushtet klimatike janë shpesh determinuese në stimulimin e këtij fenomeni.

Thatësira e zgjatura apo reshjet e dendura, pjerrësitë e mëdha te shpateve e mungesa e mbulesës bimore ne to, kane bere qe mjaft sipërfaqe te humbasin vetitë dhe karakteristikat thelbësore te tokës. Por, po aq e rëndësishme, dhe ne disa raste primare ne favorizimin e këtyre proceseve negative, është veprimtaria e njeriut qe ka rol në mirëtrajtimin apo degradimin e tokës. Në vendin tonë, është shpyllëzuar një sipërfaqe e madhe gjatë një periudhe relativisht te shkurtër, janë te pa mjaftueshme investimet për mirëmbajtjen e tokës bujqësore, po bëhen gjithnjë e me te ndjeshme zjarret ne kullota e pyje. Shkatërrimi i tokës jo vetëm në vendin tonë , por edhe ne shume vende te tjera të botes konsiderohet si fatkeqësi kombëtare pa u kufizuar vetëm me token, por edhe në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë në tërësi.

Dita Botërore e Tokës ka nisur të shndërrohet  jo vetëm në një festival apelesh dhe ndërgjegjësimi, por edhe veprimesh konkrete për të përmirësuar mjedisin tonë aq shumë të dëmtuar nga veprimet barbare të njeriut dhe indiferenca e strukturave shtetërore.