Thursday, March 28, 2024
IntervistaKulturë

Jeta Abazaga: Një zë i ri në skenën tonë…

JETA ABAZAGA 3Në Gjakovë rrjedha e talenteve të muzikës kurrë nuk ndalet. Kjo është e veçanta e qytetit që ka traditën për kulturën dhe që  ka vulën e suksesit në këtë fushë. Muaji maj, muaji i luleve, bukurisë dhe dashurisë në qytetin e Gjakovës u bë më i hareshëm me shpërfaqjen në skenën e muzikës shqipe edhe të një solisteje të re. E quajnë Jeta Abazaga, ndërsa hiti muzikor që solli ajo mban titullin “Bukuroshi”. Do të thonim, bukuroshja i këndon bukuroshit! Shpejt u bë hit në valët e Radio Gjakovës,” ndërsa prezenca e saj në programet televizive,  me këngën dhe me gjithë bukurinë dhe sharmin, bënë të shpresojmë se Jeta po vazhdon rrugën e vashave gjakovare që kanë bërë emër në skenën tonë. Ajo sapo ka përfunduar maturën e gjimnazit “Hajdar Dushi” dhe këto ditë, bashkë me “ethet” e provimit të maturës shtetërore, po përjeton kënaqësinë e suksesit të hitit muzikor.

 Sapo keni kremtuar mbarimin e maturës. Si gjimnaziste që keni qenë si ju kanë kaluar këto ditët e festës rinore?

Matura ka të veçantat e veta sepse është finalizim I shkollimit të mesëm, ndërkohë që të jesh nxënëse gjimnazi është privilegj dhe  mbahet mend si një nga kohët më të bukura të jetës tonë Të them të vërtetën kanë qenë ditë  të bukura,  mirëpo unë pikërisht në ditët e fundit,  isha shumë e zënë me videoklipin dhe s’pata shumë mundësi ti shijoja ashtu siç vepruan bashkëmoshatarët e mi.

Në mbrëmjen e maturës morët duartrokitje kur kënduat hit këngën më të re. Si u ndjeve para shokëve, shoqeve dhe mësimdhënësve?

Vet mbrëmja e maturës paraqet një festë në vete. Ishte gjithçka e shkëlqyeshme dhe kur ti bëhesh pjesë e programit, qoftë vetëm me një këngë,  ndjenja bëhet më emocionuese. Ishte një ndjenjë shumë e mirë. Duartrokitjet e tyre më emocionuan pa masë. Faleminderit nga drejtori, mësimdhënësit, kujdestarja ime Merita Shasivari dhe të gjithë maturantët e gjimnazit “Hajdar Dushi” të cilëve iu uroi suksese…

Një këngë e re dhe një hit  me titullin “Bukuroshi”që po dëgjohen me ëndje në radio e televizione. A e  keni pritur një sukses të tillë?

Të them të drejtën nuk e kam pritur,  por duhet pranuar është kënaqësi. Në fakt ky sukses konsideroi se ka ardhë pas një pune përkushtuese të gjithë ekipit që e realizoi, duke filluar nga teksti, melodia, orkestrimi dhe realizimi video i këngës.

 Si lindi kjo këngë?

Dëshira për të pasur një këngë timen më nxiti të mendojë dhe ta realizoi një këngë të re. Pata  përkrahjen e familjes dhe besojë se doli diçka e këndshme për publikun.

 Para shumë viteve ju kemi parë në festivale të këngës për fëmijë. A kanë qenë ato festival nxitje për t’iu rikthyer këngës në moshën rinore?

Pjesëmarrja dhe shpërblimet e shumta në këto festivale ishin përvojë e mirë dhe  inspirim qe unë ti rikthehem këngës tani.

Jeta abazaga
Tradita familjare per kengen: Jeta me babain Naimin

 Prej nga dashuria për këngën?

Meqë i përkas qytetit  me kulturë dhe traditë muzikore premisat e para i kam marrë nga familja. Jam rritur në një familje ku vazhdimisht është kultivuar muzika e mirëfilltë popullore, ndaj kështu  lindi dashuria për këngën .

 Ju kemi parë në skena festivalesh për fëmijë. Na I kujtoni ato dhe disa nga këngët e interpretuara?

Shumë vite isha pjesëmarrëse në duet me motrën time Mjellmën në festivalet me karakter garues si: Polifest, Lyra fest, Festivali Gjakova etj. Këngët si “Bulevardi i Korçës”,”Harmoniken shumë e dua”,”Pran Pianos”,”Kureshtja”,”Lulja dhe Bleta”e shumë të tjera .

 Ju kemi parë edhe në programet festive të Vitit të Ri në televizionet kosovare?

Po. Paraqitjet e mija në programet festive ishin me këngë të dëgjuara popullore. Këto paraqitje me repertor të këngëve të popullarizuara, më shtuan përvojën time për skenën, qëndrimin, lëvizjet dhe gjitha elementet që duhet ti ketë një artiste e këngës…

 Keni pasur vazhdimisht mbështetjen e babait, instrumentistit të shquar në fisharmonikë, Naimit. Sa është e rëndësishme mbështetja profesionale e tij në rrugëtimin tënd  në botën e muzikës?

Mbështetja profesionale e babit është forca e vullneti në rrugën time muzikore. Në fakt unë jam rritur me tingujt muzikor dhe ritmin që kaplojnë shtëpinë tonë kur babi muzikon. Kjo atmosferë që më ka krijuar babi në familje është një gjë pozitive  në aspektin profesional të këndimit.

 Bazë e një solisti të suksesshëm është zëri, talenti dhe puna e vazhdueshme. Si qëndron  Jeta me këto elemente?

Besoj që I kam të trijat,  megjithatë  jam e vetëdijshme se për të arritur suksese në skenën shqiptare, nevojitet punë intensive me shumë durim. Dëshirën për punë, ushtrime dhe suksese të reja si  dhe  dashurinë për këngën i kam si  elemente të fuqishme që më bëjnë të ndjehem komod për të ardhmen.

 Ju  karakterizon bukuria që është element I femrës shqiptare. Sa ju ka ndihmuar ky element në prezantimet tua para publikut?

Faleminderit në kompliment,  mendoj që është e rëndësishme pamja e jashtme para publikut. Syri donë me pa mirë,  haha…!!!(qeshje).

 JETA ABAZAGA 1Keni realizuar edhe videoklipin e këngës “Bukuroshi”. Sa jeni e kënaqur me të?

Jam tej mase e kënaqur sepse pas një pune të lodhshme doli diçka shumë e bukur. Falënderoi punën e palodhshme të gjithë ekipit që kontribuuan në suksesin tim. Muzika & Orkestrimi: Florent Boshnjaku,  Teksti: Mjellma Rud’thkk , Hair & Makeup: Shkendije Tuzi,  Dress & Styling: Boutique Qalja dhe  Video: Focus Production

 Çka  pas këtij hiti?

Plane të reja, këngë të bukura e shumë e shumë risi….

 Kënga dhe shkollimi i mëtejmë, si rrinë njëra me tjetrën?

I ndihmojnë njëra tjetërs. Dashuria dhe pasioni im për këngën besoj që do të jenë inspirim dhe vullnet për një përkushtim edhe në mësimet e mëtutjeshme .

 Ku do ta shohim jetën pas pesë vitesh?

Pas pesë vitesh shpresoj se do të bëhem një ekonomiste e suksesshme dhe këngëtare besnike e muzikës popullore qytetare shqipe.

“Gjakovapress”