Friday, March 29, 2024
AktualeGjakova Presss

I ka “hy” gjallëria Gjakoves!!!

Gjakova11111111Sa më shumë që po hyjmë në muajin Korrik në komunën e Gjakovës po shtohet numri i bashkëqytetarëve tanë që kanë ardhur nga diaspora për pushime verore. Kjo hetohet edhe me numrin më të madh të veturave që po qarkullojnë rrugëve të qytetit, por edhe në qendrat tregtare dhe shëtitore e restaurante, posacerisht ne mbremje.

Komuna e Gjakovës ka premtuar se mërgimtarëve do t`u krijojë kushte më të volitshme për marrjen e shërbimeve të ndryshme publike. Është zgjatur edhe orari  i punës në sportelet e administratës për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme si dhe janë shtuar masat për një qytet të pastër e të gjelbëruar. Punetoret e Ndermarjes Publike Cabrati nga mëngjesi deri në mbrëmje po kujdesen për pastëtinë e rrugëve më frekuentuese e bashkë me te edhe me kujdesin për oazat e gjelbra. Në qendër janë mbjellur edhe qindra lukle tjera të cilat ia kanë shtuar bukurinë qendrës.

Mirëpo parkut të Gjakovës aktualisht po I mungon diçka! E vetmja fontanë e dimesioneve të mëdha në Gjakovë, që ishte ndërtuar vite më parë, duke krijuar një imazh të bukur për qendrën e qytetit, këto dite të vapës nuk po funksionon. Derisa  parku qendror ku është ndërtuar fonatana, është mjaft I frekuentuar këtyre mbrëmjeve të korrikut , do të ishte mirë që organet komunale të ndërmarrin masa për riaktivizimin e saj.