Saturday, April 27, 2024
AktualeSporti

Mobilizohet klubi basketbollit Vellaznimi

KB VellaznimiKlubi Basketbollit  “Vllaznimi” anëtarë i elitës së basketbollit të Kosovës , në takimin e sotme para gazetarëve prezantoi  zhvillimet e fundit në klub. Visar Nura kryetar I Bordit shpalosi projektet e filluara, ambiciet per sezonin e ri, i cili do te filloje ne muajin e ardhshem, si dhe dha detaje rreth negociatave per trajnerin dhe perforcimet e rejaNura theksoi se bordi ri ka hyrë me një strategji të re për krijimin e kushteve sa më të mira për mbarëvajtje në klub. Për të grumbulluar mjete në arkën e klubit krahas krijimit të realcioneve të reja me bizneset, bashkë me firmen Skampa kanë nisur edhe fushatën e shitjes së qeseve të najlonit për tregtim mallrash ku një pjesë e të ardhurave do të derdhet në klubin e basketbollit.

KB Vellaznimi logoSa i takon kryetrajnerit, Nura tha se kjo do të bëhet e ditur javën që vjen ndërsa tre janë emrat më të përafërt: Zoran Helbich dhe Jakub Geniac që ishin dikur pjesë e klubit dhe trajneri Jeton Nixha. Kurse sa I përket përforcimeve me basketbolistë të ri është në përfudnim e sipër arritja e vendimit me basketbolistin Dino Hoxhiq ish anëtr I Cibonës së Kroacisë dhe I përfaqësueses së Bosnjes.

Zëdhënësi i klubit, Afrim Kamishi, foli mbi aktivitetet në sezonin e kaluar në Ligën e Parë të Kosovës, me ç’rast përmendi faktin se KB “Vllaznimi” e ka përfunduar sezonin me bilans pozitiv prej 7,300 € nga të hyrat e përgjithshme prej 19,800 €, që do të thotë se janë kursyer rreth 45% nga të hyrat e përgjithshme. Këto mjete janë në dispozicion për sezonin e ardhshem në ETC Superligën e Kosovës.

U fol edhe për punën me gjenerata të reja, si pjesë të planit të ri strategjik për zhvillimin e KB “Vllaznimi” dhe basketbollit në Komunën e Gjakovës, me ç’rast u kumtua se në sezonin e ri, KB “Vllaznimi” do të merr pjesë edhe me ekipet e juniorëve dhe kadetëve.

Gent Zeka foli rreth përgatitjeve, të cilat tashmë kanë filluar nën kujdesin e trajnerit Valon Tanushi, si dhe për entuziazmin e lojtarëve karshi ndryshimeve në udhëheqësinë e klubit, me ç’rast nuk la pa e përmendur besimin e plotë të tij dhe bashkëlojtarëve në këtë udhëheqësi. Perveç tjerash, ai poashtu përmendi nevojën për përforcime dhe potencoi rritjen e ambicieve per sezonin e ri.