Thursday, March 28, 2024
AktualeKulturëLajme

Festivali Sofra në Lomë të Drithit

Sofra (1)Për tre ditë radhazi, me datat 29,30 dhe 31 gusht 2014, do të organizohet “Festivali i Sofrës”. Ky eveniment kulturor nga trashëgimnia popullore do të mbahet tek “Loma e Drithit”,  me fillim në ora 20. Në këtë manifestim kulturor do të ketë muzikë tradicionale të sofrës, muzikë bashkëkohore, pjekje të rakisë, ushqim tradicional, kinema të hapur (dokumentarë dhe filma të ndryshëm). Mbështetësi kryesor i festivalit është CHWB ndërsa është përkrahur edhe nga Komuna e Gjakovës dhe Agjensia për Promovimin e Investimeve APIK.