Thursday, April 4, 2024
Gjakova PresssKulturë

Teatri I Gjakovës hap Festivalin mbarëkombëtarë të komedisë në Korçë

Teatri koloneli Zog finTeatri profesionist I Gjakovës me shfaqjen “Kolonel Zogu” të Hristo Bojqevit dhe regji të Erson Zymberit,   këtë muaj, përkatësisht me 14 shtator  do të hap Festivalin Mbarëkombëtar të  Komedisë “Aleko Prodani” që mbahet në Korçë.  Sipas Edi Kastratit, drejtor I Teatrit të Gjakovës, ky festival që mban emrin e aktorit të njohur Aleko Prodani, do të sjellë në konkurrim trupa shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Maqedonia dhe Kosova, ndërkohë që pjesëmarrja e trupës nga Gjakova është edhe një mirënjohje për punën profesionale të aktorëve gjakovarë.

“Ftesa që na ka arritur nga organizatorët e këtij festivali na ka gëzuar për faktin se në këtë ngjarje të rëndësishme mbarëkombëtare përzgjedhja e trupave artistike është bërë me një vlerësim të lartë profesional. Megjithë telashet financiare me të cilat po ballafaqohemi tash sa vite, ne nuk jemi shmangur profesionalizmit dhe vlerave të mirëfillta skenike” tha Kastrati

Sipas Kastratit një juri profesionistësh do të vlerësojë shfaqjet më të mira, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet të zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani.

“ Ne shkojmë për të prezantuar vlerat tona. Fakti se jemi përzgjedhur për të hapur këtë festival është një vlerësim I madh I organizatorëve. Se a do të marrim ndonjë çmim që do të na gëzonte pa masë, kjo mbetet çështje e jurisë”, tha Kastrati I bindur në profesionalizmin e lartë të aktorëve dhe punës së regjisorit në inskenimin e kësaj shfaqje.

Ndryshe në shfaqjen “Kolonel Zogu”,  e cila përshkruhet me skena sa komike aq edhe tragjike nga Lufta e dytë botërore, luajnë: Ylber Bardhi, Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi, Myrvete Kurtishi, Valon Pallaska, Ylber Mehmeti dhe Altina Kusari. Skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli ndërsa muzikën Ard Islami. Premiera e kësaj shfaqje ishte  pritur shumë mirë nga publiku gjakovar.

Anipse ngjarja zhvillohet në një manastir të harruar diku në malet e Bullgarisë, ku një grup të çmendurish arrijnë të organizohen në një tog ushtrie dhe të papenguar  bëjnë një udhëtim nëpër Ballkan e Evropë, deri në Strasburg të Francës, kjo korrespondon edhe me aktualitetin dhe e mbanë kureshtar adhuruesin e artit skenik nga fillimi deri në fund.

Festivali Mbarëkombëtar i  Komedisë “Aleko Prodani” për një javë   pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në teatrin “Anton  Zako Çajupi” në Korçë.(gjakovares.info)