Mbahet Komedia Fest 2014
Komedia “Ai sen’i” nga teatri Dodona, e ka hapur edicionin e tretë të festivalit të komedive “KomediaFest”, i cili nisi më 6 dhe . Shfaja e autorit Hristo Boychev e vënë në skenë nga regjisori kosovar Kastriot Saqipi, ka hapur festivalin i cili në këtë edicion vjen me disa risi dhe aktivitete shtesë. Sipas organizatorëve, këto ndryshime, e bëjnë festivalin të dallojë dukshëm nga dy edicionet e para të tij.
“Për dallim prej dy viteve të kaluara, kur festivali ka qenë mbarëkombëtarë, sivjet kemi avancuar dhe festivalin e kemi shtrirë në nivel ndërkombëtar, për faktin se në këtë edicion do të kemi dy shfaqje të huaja. Gjithashtu, përveç shfaqjeve dhe netëve me muzikë, sivjet si risi kemi futur edhe aktivitete tjera si shfaqjet pantomime, shfaqjet e kukullave dhe filma të animuar për fëmijët, takime të hapura me ikonat e komedisë shqiptare dhe punëtori të ndryshme e me tema të ndryshme”, ka thënë Lekë Rezniqi, njëri prej organizatorëve të KomediaFest-it.
Dy shfaqjet që këtij festivali ia dhuruan epitetin e festivalit ndërkombëtar, janë shfaqja e pantomimeve “The Man” e Marcel Marceau dhe Trajce Gjorgiev dhe ajo “Basho: A ëindsëept spirit” me aktorin e njohur Adam Darius. Darius dhe Gjorgiev e kishin edhe barren kryesore në zhvillimin e punëtorive të sivjeme, të cilat sipas organizatorëve, u përcollen me interesim. Përpos këtyre dy shfaqjeve, në festival u paraqiten edhe shfaqje tjera që erdhen nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Peja e qytete tjera shqiptare.
Ndërkohë, siç edhe ndodhë zakonisht, kanë qenë pikërisht kjo cilësi e publikut ajo që i ka lënë të kënaqur protagonistët e natës së parë të KomediaFest-it.
Regjisori Kastriot Saqipi, i cili në këtë festival merr pjesë për herë të dytë, ka thënë se të punosh në Gjakovë është shumë më ndryshe se në secilin vend tjetër.
“Vitin e kaluar ka qenë pa pagesë dhe në sallë bëheshin nga një mijë veta. Por edhe sonte që ishte me pagesë numri i shikuesve ishte poashtu i madh dhe kjo dëshmon fuqishëm se Gjakova e ka publikun përnjëmend. Gjakova ka njerëz që e duan dhe e përciellin me vëmendje një shfaqje teatrale, gjë që vështirë mund ta hasim në ndonjë vend tjetër”, ka thënë Saqipi, teksa ka thënë se aktivitete të tilla si KomediaFesti janë të domosdoshëm dhe ndikojnë pozitivisht në artin skenik.
KomediaFest-it është përkrahur edhe nga ministria për kulturë, Rini dhe Sport si dhe nga komuna e Gjakovës.