Saturday, April 6, 2024
AktualeLajmeSporti

Möller interesohet për Vëllaznimin

Mimoza dhe MillerKëtë fundjavë, ish futbollisti dhe trajneri I Bajern Liverkuzenit, Klaus TopMiller, ka qëndruar në Gjakovë. Ka ndjekur nga afër ndeshjen Vëllaznimi- Feronikeli dhe është takuar me kryetren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Gjatë takimit u diskutua për rëndesinë e sportit dhe veçanërisht futbollit në qytetin e Gjakovës. Futbolli ka pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë në Gjakovë dhe Klubi i Vëllaznimit ndër vite është cilësuar ndër klubet më të mira të Kosovës.

Möller gjatë takimit shprehi rëndësinë e futbollit për gjeneratat e reja dhe ndikimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi. Ai gjithashtu, shprehi interesim për Komunën e Gjakovës dhe Klubin e Vëllaznimit për të kontribuar më tutje në zhvillimin profesional të këtij klubi.

Komuna e Gjakovës shprehet e hapur ndaj vullnetit të mirë për zhvillimin e sportit dhe inkurajon më tutje që të prezentohen idetë dhe kërkesat për zhvillimin e klubit tek Kryesia në mënyrë që të gjenden interest e përbashkëta për ngritjen e Klubit të Vëllaznimit.

Kryetarja informoi z. Möller që klubi i Vëllaznimit dhe Stadioni i Futbollit janë dy çeshtje  të ndara, dhe interesimi për investime në rregullimin e këtij stadioni bëhet konfrom ligjit dhe Partneritetit Publiko-Privat. Më tutje kryetarja theksoi që mirëpret investimet e huaja dhe lokale në Klubin e Vëllaznimit dhe të Stadionit të Futbollit për zhvillimin e sportit dhe aktivizimin e rinisë në aktivitete sportive.