Wednesday, April 17, 2024
Sporti

Basketboll: Vëllaznimi: Ylli 68:64

Vellaznimi basketbol Ylli 68 64Përforcimi I “Kuq e zinjve” Dino Hoxhiq me 27 kosha dhe me një përqendrim në 5 minutat e fundit të ndeshjes ka arritur të sjellë gëzimin e parë për adhuruesit e basketbollit në Gjakovë, të shtunën mbrëma kur Vëllaznimi mposhti Golden Eagle Ylli të Suharekës me rezultat 68:64.
Tre çerekët e parë të lojës I takuan tërësisht ekipit mysafir të cilët përmes Zenelit shtatgjatë arritën të krijojnë epërsi të madhe. Qereku I parë 12:18, I dyti 25:38 dhe I treti 45:49.
Barazimi I parë  49:49 është arritur pesë minuta para fundit të lojës ndërsa epërsia e parë e Vëllaznimit 57:54 disa çaste më pas.
Për dallim nga ndeshja e parë e zhvilluar me Sigal Prishtinën, sonte Pallati sporteve nuk ishte tërësisht I mbushur, mirëpo Kuq e zinjtë e Jakovës gjatë tërë ndeshjes I dhanë mbështetje klubit të zemrës. Në sallë ishin edhe tifozët mysafir nga Suhareka.