Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Darka e Lamës në Lamen e Drithit të Gjakovës

Darka e LamesDarka e Lamës, një manifestim i lashtë tradicional i popullit tonë që sivjet organizohet në Gjakovë, në Lamën e Drithit, e simbolizon festën e gëzimit të njeriut që i ka përfunduar të gjitha punët e motmotit, duke sjellë mbi të gjitha gëzimin për bereqetin e tokës sonë.

Me organizim të presidentes Atifete Jahjaga liderë politik, përfshirë kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, ambasadorë të shteteve të huaja dhe përfaqësues tjerë të jetës shoqërore, kulturore e sportive janë mbledhur  të shtunën në mesditë në Gjakovë, për të shënuar kështu atë që njihet si sezoni i grumbullimit të ushqimit për familjen, dhe e cila shënohet me një festë që në vendin tonë llogaritet të jetë festë e vjetër mijra vjeqare. Me këtë rast, Jahjaga, ka thënë se Kosova është një vend i begat me të gjitha të mirat që ja ka falur Zoti, prandaj është obligim i secilit individ që të punëjoë që këto të mira të jenë edhe më të mëdha.

“Kjo ditë sjell gëzimin për bereqetin e tokës sonë. Duke u mbledhur rreth sofrës sonë të përbashkët, në këtë ditë ne e falenderojmë Zotin për të gjitha të mirat që na ka sjellë. E nderojmë punën dhe angazhimin e bujkut për prodhimin cilësor dhe të bollshëm”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka folur edhe për aktualitetin politik në vend, me ç’rast ka theksuar se ashtu siç po bashkohen rreth sofrës në ”Darkën e Lames”, liderët kosovar duhet të bashkohen edhe në krijimin e institucioneve të vendit.

“Të shtojmë përpiekjet dhe angazhimin tonë që t’i dalim zot kësaj toke, duke bashkëpunuar dhe duke e gjetur rrugën për të mirën, për ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe demokratike. Për të quajt përpara vendin, për prosperitet, për zhvillim dhe për mirëqenje për të gjithë qytetarët tanë”, ka shtuar ajo.

Në këtë aktivitet ka folur edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila pasi i ka falenderuar të gjithë bujqit dhe fermerët kosovar për angazhimin e tyre në këtë sezon, ka kërkuar që për ta të ketë mbështetje edhe më të madhe institucionale, sepse vetëm me bujqësi dhe me zhvillim të prodhimit vendor, vendi mund të zhvillohet e të ecë përpara.

“Toka jonë ka potenciale për më shumë punë në lëmin e bujqësisë dhe përmes angazhimeve tona konkrete do të arrijmë që në kaudër të zhvillimit bujqësisë të kemi një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik”, ka thënë Kusari – Lila, teksa ka sthuar se kjo ditë dhe kjo festë na bën të reflektojmë në rëndësinë që paraqet toka, puna dhe frytet e angazhimit tonë të përbashkët.

Ky është viti i parë që një aktivitet i tillë nga Prishtina, zhvendoset në një qytet tjetër të Kosovës dhe sipas presidentes Jahjaga i njejti vitin tjetër do të mbahet po ashtu në një tjetër qytet.