Tuesday, April 9, 2024
Sporti

Pingpongistet e Vellaznimit, shënojnë fitoren e radhes

admir BoshnjakuKlubi I Pingpongut  Vëllaznimi  ka realizuar fitoren e 8 -të kampionale duke e mposhtur me rezultat 3:2 klubin e pingpongut Elektrostublla nga Vitia.
Në këtë ndeshje, Vëllaznimi është përfaqësuar me Arlind Bytyqi, Alkit Shehu dhe Gembi Xërxa. Ndeshja ka zgjatur më shumë se dy orë dhe është vulosur me fitoren e Alkit Shehut ndaj Daniel Ramaj me rezultat 3:0. Kjo fitore e mbanë Vëllaznimin në pozitën e 4-të në tabelën klasifikuese  me vetëm dy pikë më pak se vendi i parë.
pingpng“Forma e Vëllaznimit është në ngritje, pasi që deri me tani, në pjesën e dytë të kampionatit klubi ka realizuar 4 fitore dhe vetëm një humbje nga lideri, Galileo”, ka deklaruar trajneri Admir Boshnjaku.
Në javën e ardhshme, do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit kampionale me ç’rast përfundon kampionati ekipor për edicionin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *