Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Rrenohen objektet që paraqesin rrezik për kalimtarët

rruga e serbveShtëpitë e braktisura në qender të qytetit vazhdimisht kanë paraqitur rrezik për kalimtarët. Duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve për rrezikun që i kanoset nga objektet e vjetra që gjenden në rrugën Mbretëresha Teuta, e që një kohë të gjatë kanë shërbyer si strehë për përdoruesit e Drogës, Komuna e Gjakovës ditë më parë kishte themeluar një komision për vlerësimin e rrezikshmërisë. Pasi që Komisioni ka vërtetuar se gjendja e këtyre objekteve paraqet rrezik permanent, kanë vazhduar procedurat tjera të cilat bazuar në rregulloren komunale 4/2002, Neni 82, parasheh që ndërtesat që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve duhet të rrënohen. Për të gjitha këto objekte së pari janë njoftuar vetë pronarët përmes njoftimit publik, por pasi që nuk janë paraqitur pronarët e parcelave, atëherë Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Punë Inspektuese ka marrë vendim që pa humbur kohë objektet të rrënohen. Aksioni për rrënimin e tyre ka filluar në pasditën e sotme dhe do vazhdojë deri në pastrimin e tërësishëm.