Monday, March 25, 2024
AktualeLajme

35 vjet në sofren e Radio Gjakoves

radiogjakova 35 vjetGjakova  ka festuar me 9 Nënor sepse mediumi me traditë, Radio Gjakova , që tashmë është bërë pjesë e familjeve jo vetëm gjakovare, ka shënuar 35 vjetorin e fillimit të punes. Nga ora 7 e mëngjesit në valët 100 megaherc ka jehuar kënga dhe valleja gjakvare për të vazhduar me rubrikën e {mëngjeseve festive[, emisinin për fëmijë dhe rubrikën dokumentare, ‘Si lindi Gjakova?. Mesdita u ka takuar mbldhjes së përgëzimeve dhe urimeve festive ndërsa ka jehuar kënga dhe valleja e grupit Lirikët me këngëtarët Edi dhe Fatos Furra. Zmadhueset e mëdha në pallatin e kulturës ku është studio e radio gjakovës I ka dhënë madhështinë festës sepse kalimtarët në qendër të qytetit janë argëtuar me progamin radiofonik. Në orët e pasdites ka dominuar vala rinore me ritmet argëtuese për të arritur në studio edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila. Ajo ka uruar ktë shtëpi me traditë : Për të gjitha këto vite, ne qytetarët e komunës së Gjakovës dhe të komunave tjera përreth nesh, kishim mundësinë që bashkë me Ju të bëjmë rritën dhe zhvillimin, që përmes valëve tuaja të kuptojmë informata dhe njoftime të ndryshme në nivel të saktësisë dhe shpejtësisë së duhur profesionale. Poashtu, me muzikë të përzgjedhur dhe emisione tjera arsimore, kulturore, rinore, sportive dhe argëtuese keni bërë që të mishëroheni tërësisht me dëgjuesit e shumtë dhe në çdo shtëpi dhe ambient tjetër familjar të jenë zotëruese valët tua. Duke uruar që edhe në këto kohë të sfidave të ndryshme, t’ia kaloni me sa më shumë lehtësi, uroj që rrita dhe puna juaj të ketë jetëgjatësi të përherëshme dhe zhvillim siç e meritoni ju realizuesit dhe ne publiku juaj.’ Ka uruar Kusari Lila.

Orët e mbrëmjes I kanë takuar evokimit të momenteve të fiimit të punës nga gazetarët e ditëve të para.

Sofra e Humorit dhe Muzikës në mbrëmje ka mbledhur humoristët Besim Dina, Sevdai Radogoshi e Xhelal Kaqi, ndërsa nga muzika Albi Xhepa  me muzikë argëtuese dhe Valon Kumnova me grupin ‘Yll Morina’ me  muzikë popullore. Program ka zgjatur deri të hënën në mëngjes I ndjekur nga mijëra e mijëra dëgjues nga kosova e Diaspora.

 

Nga historiku i Radio Gjakoves

Qyteti i Gjakovës i njohur për traditën që ka në fushën e arsimit dhe të kulturës ndër shekuj, në mbarim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar u pasurua edhe me mediumin e parë radiofonik, “Radio Gjakovën”, që u themelua nga Kuvendi i komunës. Nga kjo periudhë e deri më sot, kanë rrjedhur shumë ngjarje me të cilat është e lidhur ngushtë Radio Gjakova, duke qenë pjesë e përditshmërisë gjakovare, ashtu siç është e lidhur edhe historia e qytetit për tri dekada e gjysmë, nga se frymëmarrja e qytetit është pasqyruar përmes emisioneve dhe programeve të përgatitura në këtë medium informativ dhe argëtues.

Radio Gjakova, filloi të dëgjohet në etër më 9 Nëntor të vitit 1979 si medium i parë i informimit lokal në Gjakovë. Që nga ajo ditë, zëri i Radio-Gjakovës u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë gjakovare, duke pasqyruar në mënyrë të denjë dhe të besueshme realitetin dhe rrjedhën e ngjarjeve në komunë, deri më 1991 kur nga forcat serbe punëtoret e saj u dëbuan me dhunë nga puna, duke u imponuar qytetarëve të Gjakovës, me afro 97 % shqiptarë, radio program në gjuhën serbe. Me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe të UÇK-së, më 14 Qershor 1999, Radio Gjakova ishte e para radio në Kosovë, që rifilloi punën duke i dhënë kështu popullatës një ndihmesë të madhe, në të gjitha drejtimet, në fazën e emergjencës.

Radio Gjakova, sot me plot sukses po arrin të kryej misionin për informim të drejtë dhe me kohë të dëgjuesve si dhe argëtimin e cdoditshëm të popullatës me emisionet muzikore dhe humoristike .