Saturday, April 6, 2024
AktualeKulturë

Hapet perdja e festivalit SHQIPFILMFEST

shqip film festival

Salla e mbushur me adhurues të filmit në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Gjakovë, të mërkurën në mbrëmje ka qenë skenë e pesë filmave të parë nga 16 sa do të shikohen për tri mbrëmje në edicionin Shqipfilmfest. Festivali I filmave të shkurtër “ShqipFilmFest“ si një ngjarje kulturore kinematografike u hap nga drejtori për kulturë rini e sporte të Gjakovës, Meriton Ferizi I cili tha se ky manifestim begaton jetën kulturore në fundvit, ndërsa Reshat Alija, drejtor i festivalit tha se kjo ngjarje nga Peja ka kaluar në Gjakovë dhe është si model artistik për të nderuar dhe falënderuar krejt ata krijues që ka prodhuar ky qytet.
Në mbrëmjen e parë u shfaqen filmat “Daja” nga Ilir Harxhi, “E dashura Nita” e Alban Zgjanit, “Përtej”, Franc Priska, “Djepi” nga Berat Safqiu dhe “Aksidenti” nga Genc Heta.
Maratona artistike e produksioneve filmike, regjisorëve, aktorëve,  skenaristëve do të mbahet për tri mbrëmje rresht.
Brenda festivalit do të ngjiten emra të mëdhenj të filmit në ekran: Enver Petrovci, Margarita Xhepa, Alfred Trebicka, Esat Gjocaj, Abdi Naser Beka, Kristinë Nrecaj, Izer Aliu, Mensur Safqiu etj.