Saturday, March 23, 2024
Intervista

Vizitë Kolegjit Mehmet Akif

kolegji Mehmet AkifIntervista : Kahreman Demirez, drejtor i Kolegjit Mehmet Akif

NXËNËSI ME SHKOLLIMIN MËSON EDHE  TRI GJUHË

Viteve të fundit shkollimit publik të komunës së Gjakovës i janë bashkuar edhe institucionet shkollore private. Mes tyre në vitin 2010 në qytetin e Gjakovës është hapur edhe Kolegji Mehmet Akif I cili që në start ka sjell risi në begatimin e formave të avancuara të arsimit . Për këto vite nga ky institucion shkollor kanë dalë breza nxënësish të suksesshëm, ndërkohë që nga viti në vit këtu po aplikohen edhe mundësi lehtësuese për të studiuar. Qysh tash kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor 2015-2016 dhe me këtë rast do të ketë lehtësira për nxënësit   Ky ishte shkas për të biseduar me drejtorin e kolegjit Kahreman Demirez. 

Kahraman  Demirez
Kahreman Demirez, drejtor i Kolegjit Mehmet Akif në Gjakovë

Fillimisht na thuani si e ka nisë  aktivitetin e vet Institucioni arsimor “Gulistan” në Kosovë?

Hapi I parë në çdo fushë është gjithmonë I vështirë. Shkollat tona janë ballafaquar me sfida të ndryshme. Së pari ishte vështirë të gjendet një vend për ta filluar punën.  Për herë të parë Institucioni “Gulistan” në Kosovë e ka filluar punën në një bodrum të një shkollë në  rrugën Prishtinë –Gërmi me gjithsej dy klasa dhe me një zyre.

Sa jeni të kënaqur me arritjet në Kolegjin Mehmet Akif në Gjakovë për këto vite të punës?

Por me cilësinë e nxënësve dhe mësimdhënësve, me kontributin e prindërve dhe Qeverisë së Kosovës për një kohë të shkurtër ne I ndërtuam shkollat tona. Me regjistrimin e nxënësve të cilët së pari iu nënshtroheshin testit pranues u dëgjua edhe emri I Kolegjit “Mehmet Akif”. Vitin e kaluar fituam 15 medalje të arta nga projekte dhe olimpiada ndërkombëtare. Edhe nga Gjakova nxënësit Edi Muhaxhiri dhe Rubin Daija të cilët na përfaqësuan në Amerikë u kthyen me medalje të artë. Ne jemi  të kënaqur me punën e nxënësve dhe të mësimdhënësve.

Çfarë bashkëpunimi keni me institucionet komunale në Gjakovë?

Komuna e Gjakovës na ka mbështetur në çdo aktivitet arsimor e humanitar. Në vitet e kaluara kemi pasur një bashkëpunim për shpërndarjen e ndihmave për familjet e varfra. Poashtu kemi bashkëpunuar edhe në festat e fundvitit. Drejtoria e Arsimit në çdo aktivitet na ka mbështetur . Me këtë rast dua ta falënderoj Kryetaren e Komunës Z. Mimoza Kusari – Lila dhe Drejtoreshën e Arsimit Z. Diana Qarkaxhija.

Në vitin e ri shkollor nxënësit gjakovarë do të kenë mundësi të regjistrohen në kolegjin tuaj me lehtësira. Cilat janë ato lehtësira?

Këtë vit kemi vendosur që me regjistrime të fillojmë më herët. Mirëpo regjistrimi I hershëm duhej ti kishte disa përparësi. Planifikuam që të bëjmë zbritje deri në 20% . Edhe zbritjet e viteve të kaluara  do të vazhdojnë, si p.sh Zbritjet Familjare etj.

Çka përmban shkolla sa I takon hapësirave për mësim dhe aktivitete jashtëmësimore?

Për këto aktivitete kemi një sallë të mbyllur dhe në oborrin e shkollës kemi hapësirë për sporte.

Sa paralele do të ketë kolegji dhe kush mundë të regjistrohet në Vitin e ri shkollor?

Këtë vit shkolla jonë do të ketë mësim për të gjithë paralelet nga parashkollorët e deri në klasën e 12-të. I kemi dyert e hapura për nxënësit nga mosha 4 vjeçare e deri në 18 vjeçar.

Si bëhet regjistrimi në shkollën tuaj. Cilat janë kriteret?

Fillimisht për nxënësit që dëshirojnë të bëjnë regjistrimin në kolegjin tonë ne u bëjmë një testim. Me këtë test e shohim nivelin e tyre në Matematikë dhe Gjuhë Angleze. Ndërsa pagesa bëhet në tre mënyra : pagesa e tërë, pagesa me këste dhe me kredi për shkollim.

Çka dallon mësimi në shkollën tuaj nga shkollat tjera publike?

Planprogrami ynë mësimor nuk ka dallim nga shkollat publike të Kosovës. Ne mësimet e njëjta I shpjegojmë në gjuhën angleze. Në kolegjet tona lëndët shkencore shpjegohen në gjuhë angleze ndërsa ato shoqërore në gjuhën shqipe. Poashtu nxënësit si gjuhë të tretë mësojnë edhe Gjuhën Turke.

Me çfarë planprograme mësimore mësohet në Kolegjin “Mehmet Akif”?

Ne së pari mundohemi të përgatisim një mjedis të sigurt, të shëndetshëm dhe të harmonishëm për nxënësit tanë. Poashtu punojmë  me mësimdhënës me cilësi të lartë për të dhënë një arsimim në nivel.

Sa është i profesionalizuar kuadri mësimor?

Ne I zgjedhim mësimdhënësit me karrierë dhe përvojë. Secili punon për të bërë më të mirën në fushën e tyre përkatëse. 

Cila është perspektiva e nxënësve që kryejnë shkollimin në kolegjin tuaj?

Një nxënës I cili e përfundon shkollimin në kolegjin tonë I flet të paktën tre gjuhë. Prandaj mund të vazhdojë  studimet në një zonë të gjerë duke filluar nga Amerika e deri në Evropë ,në Turqi e deri në Japoni.

Krahas procesit mësimor sa i kushtohet kujdes veprimtarive tjera jashtëmësimore?

Gjatë një gjysmëvjetori të paktën një herë organizojmë program të hapur për qytetarë. Këto programe janë “English Night”, 28 Nëntori  “Festa e flamurit “, 17 Shkurti “Dita e Pavarësisë” . Për përgatitjen e këtyre programeve nxënësit bashkëpunojnë me mësimdhënësit e tyre konsulent. Ajo që e bënë më interesante këtë punë është se për përgatitjen e këtyre programeve punojnë nxënësit nga parashkollorët e deri te më të mëdhenjtë.

Çka u këshilloni prindërve dhe nxënësve të cilët ende nuk kanë vendosur se ku do ti regjistrojnë fëmijët e tyre?

Për ata të cilët dëshirojnë që fëmija të I mësojë në një vend të sigurt dhe të mësoj me qejf në një mjedis të ngrohtë familjar unë do të ju kisha thënë të nxitoni. Përveç kësaj nëse kanë dëshirë mund ti sjellin fëmijët  për 1-2 javë që ata ta provojnë ambientin shkollor dhe të shohin cilësinë e arsimimit tek ne.

Me ndërmjetësimin e juaj unë dëshiroj ti përshëndes qytetarët e Gjakovës. Të paktën kemi dëshirë të ju ofrojmë një Kafe Turke.