Tuesday, April 2, 2024
AktualeKulturë

Shënohet Dita botërore e librit

Dita e libritNë Ditën Botërore të Librit  në  Bibliotekën Rajonale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, të enjtent u organizua  një manifestim me moton “Dhuro së paku një libër” manifestim ky  i cili në fokus kishte  pasurimin e fondit librar në këte shtëpi të librit në komunën tone.

Në ceremoninë e organizuar me këte rast, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka thenë se në këtë kohë kur Kosova vazhdon të tjetë pjesërisht e izoluar, libri është ai që hap dyert drejtë të gjitha të arriturave në botë, dhe për të rrugëtuar përmes librit qoft ai shkollor letrar apo shkencor, nuk nevojiten nevojiten as viza as të udhëtosh larg. Duke dhuruar libra për Bibliotekën e Qytetit, e para e komunës sonë është shprehur se në këte mënyrë po krijojmë një traditë e cila duhët të shtrihet në të gjitha fushat e jetës.

Në anën tjetër, Engjëll Berisha, drejtor i bibliotekës ndërkomunale në Gjakovë, në fjalën e tij është ndalur tek historiku i shënimit të kësaj date e cila përshkon me datën e vdekjës së klasikëve të librit si Hemingueji dhe Servantesi, ndërkohë që

ka falëndruar qytetarët  dhe subjektet e ndryshme përkatësisht  institucionet komunale, që kanë ndihmuar  bibliotekën duke dhuruar libra, meqë sipas tij, në këte mënyrë ndihmojnë në edukimin e fëmijve tanë. Në këte manifestim ka folur edhe kryetarja e Klubit Letrar “ Gjon Nikollë Kazazi”, Gentiana Muhagjeri e cila ka ftuar qytetarët që sa më shumë të lexojnë libra, duke u thirrur në vlerat univerzale të tyre.            Ceremonia e dhurimit vullnetar të librave për Bibliotekën Rajonale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, në Ditën Botërore të Librit, është shoqëruar edhe me një program modest artistik dhe letrar.