Friday, March 29, 2024
AktualeLajmeSporti

Vëllaznimi i lëshoi nga dora tri pikë me liderin e tabelës

vellaznimi  Avd babalija futboll 1
Futbolistët e Vëllaznimit kanë marrë edhe një pikë të vlefshme sot në lojë me kryesuesin e tabeles klasifikuese, Feroniklelin pas takimi u mbyll pa gola 0 : 0, por është mëkat që nuk i mori të trijat dhe të siguroi një rrugëtim të qetë në garat e mëtejme. Me lojën e sotme futbolistët e rinj të vëllaznimit treguan se nuk i tremben asnjë kundërshtari dhe se janë në formë të mirë duke e përmbyllur me sukses  një cikël të lojrëave të mira  prej, katër sish duke  mblodh 8 pikë.( Dy fitore me Trepcen dhe Ferizajin dhe dy barazime me Prishtinen dhe Feronikelin)

Mysafirët nga Drenasi ishin më të mirë vetëm në 15 minutat e para e pastaj gjatë tërë ndeshjes më të rrezikshëm u treguan vendasit. Disa herë janë ngritur në këmbë tifozët duke e parë nga largë golin nga gjuatjet e Rudit, Zekës dy herë dhe Bushajt, por në momentet vendimtare ata nuk ishin të saktë. Dhjetë minuta para përfudnimit të lojës gjyqtari kryesor dha një kartuç të verdhë për Eminhazirin për cka kundërshtuan mysafirët dhe pastaj u ndanë edhe dy kartuç të kuq , njëri për Maliqin e tjetri për Eminhazirin. Kjo tensionoi futbollistët e feroniklelit të cilët e tërhoqen për këmishe referin Jahmurati por ai nuk e ndërpreu ndeshjen. Pas dhjetë minutash vazhdoi loja dhe kur mendohej se Vëllaznimi tash pa dy lojtarë do të arrinte të shënoi golin e fitores, kjo nuk ngjau. Takimi përfudnoi baraz, duke pamundësuar gëzimin e futbollistëve dhe të tifozerisë gjakovare që e ndoqën me mbështetje sportive nga fillimi e deri në fund.

Të themi se ndeshja e sotme ka nisur në nderim të ish komandantit të Brigadës 137 Gjakova  të UCK-së Avdullah Babalija i cili ndërroi jetë kohë më parë.