Sunday, April 28, 2024
LajmeSporti

Dafina pëson humbje në Kampionatin botëror të boksit

dafina 1
Donjeta dhe Dafina

Për sportdashësit kosovarë, sy e vesh të hënën ishin drejtuar nga boksierja e talentuar  Dafina Abrashi e cila u ngjit në ring për të boksuar me Tajlandezja Machai Buryanut në kuadër të Kampionatit Boteror per femra ne Tajpei (Tajëan) . Dafina  pësoi humbje, kanë njoftuar në Klubin e Boksit Gjakova 137.  Kampionati  po mbahet nga  14 – 24 Maj ndërkohë që Donjeta Sadiku e cila bashkë me Dafinën përfaqësojnë boksin kosovar për femra në këtë kampionat ku po marrin pjesë 441 boksiere të reja nga 45 shtete.

Donjeta Sadiku  në meçin e parë ka shënuar fitore dhe është në rrugë të mirë të marrë medalje..

Në anën tjeter Dafina si debutuese ne arenën ndërkombëtare , nuk pati fat në short pasi kundërshtarja e saj sot ishte një boksiere me përvojë të madhe. Si do që të jetë vet pjesëmarrja e Dafinës në një garë të madhe botërore të boksit flet për një sukses të madh të boksit gjakovar dhe kosovar.