Friday, March 29, 2024
AktualeSporti

FC Liburn kampion i Kosovës në futsall

liburnKlubi i futsallit Liburn nga Gjakova të mërkurën në mbrëmje  ka festuar titullin e kamponit  pasi në dy  ndeshje e ka mposhtur Feniksin e Drenasit. Në të vërtetë ndeshja e dytë finale, është ndërprerë  më pak se dy minuta para përfundimit kur  rezultati ishte  3:3 dhe  gjyqtarët akorduan penalti për Liburnin. Mysafirët nga Drenasi, në shenjë pakënaqësie me këtë vendim protestuan ashpër tek gjyqtaret dhe  krijuan tollovi duke detyruar të ndërpritet ndeshja.

liburn 1Takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme sportive ku ishin  mbi një mijë adhurues të futsallit. Mysafirët avancuan me 0:3 por Liburni arriti që në pjesëlojën e dytë ta përmbysë këtë rezultat duke barazuar 3:3 deri në ndërprerje, kur bëhej gati të ekzekutonte penaltinë.