Sunday, April 7, 2024
AktualeKulturë

Kur këndon kitara në duart e Agron Penit

agron Peni koncertKitaristi i njohur gjakovar Agron Peni, të premten në mbrëmje i dhuroi një koncert të këndshëm publikut artdashës në Gjakovë. Ai duke promovuar  albumin e parë personal, përmes një gala koncerti që u mbajt në sallën e mbushur të  Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, dëshmoi edhe një herë se talenti tij prej krijuesi e kitaristi është i vlerave të larta duke tejkaluar kufijtë kombëtarë. Tingujt e kitares së Agronit sonte  kënduan në gjuhët e botës. Meloditë e bukura që vinin edhe nga instrumentistë tjerë, mysafir të koncertit të sontëm u përcollën me duartrokitje.

Meloditë e bukura që vinin edhe nga instrumentistë tjerë, mysafir të koncertit të sontëm u përcollën me duartrokitje. Pos disa pikave solo, interpretimi i melodive tjera  u shoqërua nga interpretet e shquar si: Ertan Ilyaz, Astrit Stafaj, Adorel Haxhijaj, Visar Mehmeti e të tjerë, Peni ka promovuar në Gjakovë albumin e tij të parë, të përbërë nga 20 instrumentale, të gjitha të kompozuara ose të përpunuara nga vet ai. E ndonëse kitaristi Peni tashmë ka mjaft performanca në skena të ndryshme kosovare e botërore, ai ka thënë se prezantimi i mbrëmshëm në vendlindje ka qenë  më emocionues.

agron Peni koncert 1Veç Gjakovës e Kosovës, albumi i Agronit ka filluar të promovohen edhe në shtetet tjera evropiane e në mesin e tyre edhe në Spanjë, në vendlindjen e muzikës Flamengo të cilën e performon edhe Agroni. Dy nga komponimet e Agronit do të publikohen nga Kompania e njohur spanjolle “Publimaster” në albumin me kitaristët më të mirë botërorë të titulluar “Andalucia Flamenco Chill”. Nëpërmjet kësaj kompanie, këto dy instrumentale do të shpërndahen në 240 shtete të botës.

Kjo mbrëmje muzikor  e kitaristit Agron Peni freskoi jetën kulturore në qytetin e Gjakovës.