Friday, March 29, 2024
Gjakova PresssKulturë

Koncert i Mësuesit “Muzika – një urë mes popujve’

shkolla e muzikesNë kuadër të projektit “Muzika – një urë në mes popujve 2015”, e në bashkëpunim me organizatën Ipsia,  të merkuren në mbrëmje,    në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, u mbajt  koncert, ku instrumentist të shquar italian të muzikës klasike  interpretuan  vepra të njohura në piano, flaut, klarinetë, saksofon e violinë,. Krahas veprave të kompozitorëve të njohur botëror me sukses  u interpretuan edhe “Vallja me temë popullore e Agim Krajkës dhe “Suita nga opera Mrika”  e Prenk Jakoves. Në fisharmonikë luajti Bardh Jakova, në flautë Juri Cikaresa ndërsa në piano Elena Indelikati.

Ata pak adhurues të muzikës klasike  sa ishin mbledhur në sallën e shkollës së muzikës përcollën me duartrokitje interpretimet e shkëlqyeshme në koncertin e titulluar si Koncerti i mësuesit i organizuar në bashkëpunim  shkollën e muzikës Lorenc Antoni të Prizrenit.