Friday, April 26, 2024
AktualeGjakova Presss

Urime Fiter Bajrami

xhamia hadumit

Sot ishte  dita e fundit e muajit të agjërimit për besimtarët myslimanë, Ramazanit. Ramazani në këtë vit të Hixhrit, 1436, kishte 29 ditë. Viti i ri i Hixhrit, fillon më 14 tetor 2015. Muaji Ramazan sivjet nisi më 18 qershor, ndërsa përfundon sot. Iftari ishte  në orën 20:18.

Nesër është Bajrami i Madh – Fiter Bajrami. Falja e tij në Kosovë fillon në orën 05:48 minuta.  Në Gjakovë ceremonia qendrore e faljes së namazit të Bajarmit bëhet në Xhaminë Hadumit.

Me rastin e Festes së Bajramit një urim e ka sjell edhe kryetarja e komunes Mimoza Kusari Lila . Në këtë urim thuhet;

‘Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, kremtojmë Fitër Bajramin, duke shprehur në këtë mënyrë devotshmërinë ndaj Krijuesit. Me nderime dhe respekt, posaçërisht për agjëruesit gjatë këtij muaji, uroj që kjo festë e madhe t’ju gjejë me plot shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja dhe njerëzit tuaj të dashur. Këtë festë e bën akoma më madhështore ardhja e mërgimtarëve tanë ,që bashkarisht të festojnë pranë më të dashurve të tyre dhe në vendlindjen e tyre.’, thuhet në urimin e kryetares.

Redaksia e Gjakovapress uron  të gjithë besimtarët me fat  Bajramin e Madh