Thursday, April 25, 2024
Sporti

Vëllaznimi starton me fitore, shkallët e stadiumit plot në 37 gradë!

vellaNë kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri të ligës së parë futbollistike të Kosovës, futbollistët e Vëllaznimit kanë zhvilluar  ndeshje stërvitore me Rahovecin. Ishte kjo ndeshja e parë stërvitore që skuadra gjakovare e luajti që nga fillimi I përgatitjeve me 16 korrik dhe e përmbylli me fitore 2 me 1. Golashënues ishin Zhuri dhe Nikoliqi.
vellaznLajm nuk paraqet rezultati por publiku prezent. Edhepse temperaturat e ajrit shkonin deri në 37 gradë, në tribunat e stadiumit kishte gati 500-600 tifozë! Kjo dëshmon se sa të etshem për futbollin dhe sa e duan Vëllaznimin gjakovarët.
Vëllaznimi në këtë kampionat do të hyjë kryesisht  me emra të rinj të futbollistëve të cilët do të bartin barrën kryesore të garave, kështu që ndeshjet kontrolluese janë rast I mirë I futbollistëve të rinj që të dëshmohen para shtabit teknik . Të tillë në lojën e sotme pati mjaf sepse kryetrajneri aktivizoi të gjithë futbolistët e rinj.