Wednesday, April 17, 2024
Lajme

Ngrohtorja e re më 2017

ngrohtorja-e-qytetitKomuna e Gjakovës është fituese e mbështetjes financiare në lartësi prej rreth 12 milion euro, për ndërtimin e Ngrohtores së Re të Qytetit. Admir Shala, drejtor thotë se  bëhet fjalë për një donacion, të Komisionit Evropian i cili do të mundëson ndërtimin e një ngrohtore me koogjenerim, ku pos energjisë termike do të prodhohet edhe energji elektrike. Sipas drejtorit Shala, në ngrohtoren e re të Gjakovës  do të prodhohen energji termike për ngrohjen deri në 250 mijë metra katror sipërfaqe, ndërkohë që ky institucion ngrohës do të prodhon edhe 6 mijë megavat energji elektrike, sasi kjo e cila plotëson nevojat e komunës në lartësi prej 30 deri në 40 %. Veçori i këtij institucioni ngrohës në komunën e Gjakovë i cili pritet të ndërtohet në një sipërfaqe prej 4 hektarësh në Rezina, është e dhëna se si lëndë e pare nuk do të përdorët mazuti por biomasa, përkatësisht mbetjet pyjore të njohura si ashkla. Sipas dinamikës së paraparë, ndërtimi i ngrohtores së re në Gjakovë pritet të përfundoi në muajin tetor të vitit 2017.