Friday, April 5, 2024
AktualeLajme

Pas motit të mirë vjen shiu

shiuGjakova ka kaluar një periudhë të motit të mirë mirëpo nga dita e sotme ka ndryshuar gjithçka. Reshjet e shiut herë-herë me fërfëllizë kanë zëvendësuar diellin dhe gjallërinë  e qytetit me rrugë plot ujë dhe bashkëqytetarë të lagur nga shiu bashkë me temperature më të ulëta.

Për nja dhjetë ditë të motit me diell gati harruam se ishim në pikë të dimrit.  Parashikimet e meteorologëve flasin edhe për reshje të borës në orët e ardhshme të së enjtes.

Sido që të jetë edhe në mot të këtillë, kur uji në rrugët tona i sfidon të gjitha llojet e këpucëve,  Gjakova megjithatë  mbetet e këndshme…. Në dimër jemi. Të urojmë që hallexhinjtë e varfanjakët, që nga dita në ditë po shtohen në komunën tonë të kenë më pak telashe me ekzistencën, kulm mbi kokë, ushqim e ngrohje, dhe të ketë humanitet me ato familje!